Ylli i skuadrës së Juventusit, Cristiano Ronaldo njihet për rekordet e tij si në fushë ashtu edhe në shifrat që merr.
Së fundmi “Zonja e Vjetër” vendosi të shkurtojë me 30% pagat e lojtarëve të saj përfshirë këtu edhe atë të sulmuesit portugez. Megjithatë Ronaldo ndodhet shumë pranë arritjes së një tjetër rekordi në karrierën e tij fantastike.
“Sun” raporton se portugezi këtë vit do të bëhet sportisti i tretë në botë, që do të kalojë shifrën e një miliard dollarëve të fituara në karrierën e tij.
Përpara Cristianos, vetëm dy sportistë kanë arritur ta kalonin një shifër të tillë, golfisti Tiger Woods dhe boksieri Floyd Mayweather, por shpejt në këtë renditje të shkurtër do të futet edhe pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
Këtë pasuri marramendëse ylli i bardherzinjëve nuk e arrin vetëm prej futbollit, por kryesisht prej imazhit të tij si sportisti më “i tregtueshëm” në botë dhe prej kontratave fanaonike me sposnorët e ndryshëm, ku spikat ajo me “Nike”./Fjala.al/