Papa Françesku feston sot 87 vjetorin e lindjes, kryeministri Rama e uron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku feston në këtë 17 Dhjetor 87 vjetorin e tij të lindjes . Siç shkruajnë mediat italiane, Papa pritet që sot ta kalojë një pjesë të ditës me fëmijët e varfër në “Santa Marta”, me ta ai do të shikojë një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë tortën e ditëlindjes, ndërsa në orën 12:00 ai do të marrë urimet e të gjithë besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Komuniteti katolik në Romë është shprehur se në ditëlindjen e tij, arsyet për të festuar janë të shumta duke treguar mirënjohje ndaj punës së Papës.

Një urim për Papën ka dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, i cili krahas një fotoje të postuar në Facebook, shkruan: Edhe 100!

Kujtojmë se Papa Françesku ka lindur më 17 Dhjetor të vitit 1936 në Buenos Aires të Argjentinës, atje ku i shërbeu Kishës Katolike e më pas e vazhdoi misionin e tij të shenjtë në Vatikan./O.S

Të fundit

Zjarret në Ballkan, mijëra hektarë tokë në flakë

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, shumë zona në Bullgari janë përfshirë nga flakët. Popullsia po njoftohet për zjarret përmes...

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë floriri. Kjo shtatore u vendos...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Lajme të tjera

Web TV