Nesër nis vetingu në polici/ Procesi i vetëpastrimit kalon në sitë zyrtarët e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
procesi i vetëpastrimit kalon në sitë zyrtarët e lartë.

Përpara trupës vlerësuese për t’u përballur me gjetjet do të dalin 3 drejtues të lartë të Policisë dhe AMP. Seancat do të jenë publike dhe të hapura për median.

Të hënën në seancë dëgjimore do të jetë drejtori i policisë Shkodër, Edmond Sulaj, ndërsa në trupë vlerësimi do të jetë Arben Sefaj-kryesues, Denisa Sina-relatore dhe Suela Bulku-anëtare.

Trupa vlerësuese do të verifikojë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësive profesionale të gjithsecilit prej tyre.

Pas ndryshimeve ligjore, vetingu në polici iu besua Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, pas shkrirjes së komisionit të jashtëm të vlerësimit. Me ligjin e vjetër por edhe të ri, janë vetuar 37 drejtues të lartë të policisë, nga të cilët 35 u konfirmuan në detyrë dhe dy u përjashtuan.

Në prill të këtij viti u hodh shorti ku caktoi 34 drejtues të lartë të policisë të cilët do t’i nënshtroheshin procesit të vetingut dhe vendimet do të shpalleshin brenda muajit Tetor. Por vonesat në kthimin e përgjigjes nga institucionet si dhe lëvizjet në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore e shtynë këtë proces për në dhjetor./O.S

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV