SHBA/ Ja kur fillon testimi i vaksinës për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjiganti farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi tek njerëzit i vaksinës së tij eksperimentale për koronavirusin do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Kompania thotë se për krijimin dhe testimin e vaksinës ka angazhuar bashkë me Departamentin e Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas kompanisë, nëse provat tek njerëzit dalin me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza.

Johnson & Johnson parashikon që sasitë e para të vaksinës të përdoren për rastet më të rënda. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë Alex Gorsky tha për rrjetin NBC se deri tani shenjat tregojnë se vaksina eksperimentale do të jetë e efektshme. Ai tha se kompania planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës në javët e ardhshme, me qëllim që të ketë gati disa qindra milion doza deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe një miliard doza deri në fund të vitit 2021./voa

Të fundit

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor,...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

Lajme të tjera

Web TV