Dështimi i marrëveshjes/ Sot mblidhet parlamenti i Kosovës  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dështimit për arritjen e një marrëveshjeje midis Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për krijimin e qeverisë së re, parlamenti i Kosovës i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit mblidhet pasditen e sotme.

Një ditë më parë  lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ofertën e fundit të partisë së tij.

Oferta ime e parmbrëmshme, 23 dhjetor, u refuzua dje. Ajo i kishte tri pika dhe afatin deri në mesnatën e mbrëmshme. Pika 1: VV-së si parti e parë, i takon kryetari i Kuvendit dhe nënkryetari i parë, LDK-së i takon nënkryetari i dytë. Le ta bëjmë rokadën midis kryeparlamentarit dhe nënkryetarit të dytë të Kuvendit. Kryeparlamentarin e merr LDK ndërkaq nënkryetarin e dytë VV-ja. Pika 2: Çështjen e presidentit më së miri e lëmë për më vonë. Mirëpo nëse LDK-ja patjetër insiston që ne patjetër ta bëjmë premtimin për nominimin nga LDK, atëherë neve duhet të na shtohet tash një ministri: Ministria e Punëve të Brendshme e cila ka rëndësi jetike për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Nominimi i LDK-ja për kandidatin për president bëhet pasi të mos kemi gjetur një personalitet koncensual jashtëpartiak, kurse kur të përcaktohet LDK-ja për emrin e tij ose saj, do të kërkohet edhe pëlqimi i VV-së. Dhe pika 3: sipas kërkesës së LDK-së, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahet me ç’rast Kultura dhe Rinia i kalojnë ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ndërkaq Sporti i kalon ministrisë së Shëndetësisë. Pakicat jo serbe e marrin ministrinë e Zhvillimit Rajonal ose atë të Pushtetit Lokal, kurse pakica serbe ministrinë për Komunitetet”, tha ai.

Nga ana tjetër, Mustafa u shpreh se nuk dështuan negociatat por vizioni që ka Vetëvendosja për qeverisjen e Kosovës.

Të fundit

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Shqipëria, ndër 3 popujt më të pakënaqur në Europë për gjendjen financiare

Shqipëria së bashku me Bullgarinë dhe Turqinë kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë për anën financiare sipas EUROSTAT. Në vitin 2022, mesatarisht, njerëzit në...

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë ta bëjnë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Lajme të tjera

Web TV