Të enjten në Kuvend apo protestë? Bardhi: Detyra jonë, aksioni brenda sallës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Mandateve i hapi rrugë ditën e djeshme arrestit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ndalur në këtë çështje, deputeti demokrat Gazment Bardhi deklaron se kjo është një praktikë e vendosur për herë të parë, dhe për pasur besueshmëri prokuroria duhet të ruaj të njëjtin standard. Mirëpo, a do të marrë Bardhi pjesë në protestën e thirrur të enjten nga Sali Berisha?

Për mediet, demokrati la të nënkuptohet se nuk do të jetë në terren, por në Kuvend. Çdo protestë kundër Ramës ka mbështetjen time, tha Bardhi, duke shtuar se detyra jonë është të vijojmë aksionin brenda sallës.

 “Që të ketë besueshmëri dhe ne të kemi mundësi t’i qëndrojmë atij standardi vetë Prokuroria mos të ndryshojë standard, dje u tha që është ndryshuar kodi i procedurës. Dua të informojmë opinionin publik se është një gënjeshtër. Kodi është i qartë Kushtetuta është e qartë çdo masë shtrënguese duhet të marrë autorizimin e Kuvendit, që të lëshohet autorizim duhet të ketë kërkesë të autorizuar, sa i takon pjesëmarrjen në këshillin e mandateve, asnjë çështje nuk e devijon opozitën, nuk do të jetë normalitet në punën e Kuvendit. Çdo deputet jo vetëm do duhet të bashkëpunojë por duhet të jemi bashkë kundër regjimit të Edi Ramës. Çdo protestë kundër Ramës ka mbështetjen time. Ju e dini që ne kemi një aksion brenda tre muajsh brenda sallësdetyra është të vijojë aksionin brenda sallës, se sa do të zgjasë protesta do të keni mundësi t’i shikoni të enjten”- tha Bardhi në përfundim të takimit me Berishën dhe deputetë të Rithemelimit./O.S

Të fundit

Kritikët e Kremlinit, akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Më shumë se 200 kritikë të Kremlinit, përfshirë ish të burgosur të luftës shprehën zemërim me vizitën e një...

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës

Edhe pse PSG e ka super të kompletuar repartin e mesfushës dhe është padyshim pjesa më e kompletuar e ekipit, Luis Enrique sërish është...

Zbulohet ferma e kanabisit në Itali, në pranga shqiptari dhe një francez

Një laborator i madh për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit është zbuluar në një magazinë të braktisur në zonën industriale të Montanaso Lombardos, në...

Australia ndalon Youtube për të mbrojtur fëmijët nën moshën 16 vjeç

Faqja e internetit YouTube do të përfshihet në listën e rrjeteve sociale që do të ndalohen në Australi për fëmijët nën moshën 16-vjeç. Platforma e...

Rama për revistën gjermane: Në familje më kritikojnë më shumë se opozita

Edi Rama ishte basketbollist, artist dhe sot është kreu i qeverisë së Shqipërisë. Një bisedë rreth karrierës së tij të pazakontë, pushtetit dhe gruas...

Lajme të tjera

Web TV