Kartëmonedhat që ‘do asgjësohen’ deri në vitin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe një mijë lekëshe të prodhuara nga viti 1991 deri në 1996 do të kenë vlerë deri në 31 dhjetor.

Pas kësaj me to nuk do të mund të blihet asgjë pasi duhet të asgjësohen. Për të qartësuar qytetarët banka e shqipërisë ka publikuar edhe detajet e lekëve që duhen dorëzuar para natës së ndërrimit të viteve.

Nëse keni ende këto kartëmonedha të vjetra, do të duhet t’i këmbeni me prerje të reja prane çdo sporteli të Bankës së nivelit. Nga data 1 janar vlera e tyre do të jetë zero.

Konkretisht, 100 lekëshi me imazhin e luftëtarit Kombëtar i emetimeve të viteve 1993,’94 dhe’96. Por po ashtu edhe prerja me imazhin e Fan Nolit e prodhimit të vitit 1996 do të dalin nga tregu.

Banka e Shqipërisë në njoftimin zyrtar kërkon që të dorëzohen edhe kartëmonedhat 200 lekëshe e viteve 1992, 94 dhe 96 me imazhin e Ismail Qmalit.

500 lekshi me imazhe të vajzës me lule dielli,emetim i viteve 1991,92,93, 96 dhe 1997, dhe me imazhin e Naim Frashërit e prodhuar në 1992, 94 dhe 1996 do dalin nga qarkullimi.

1000 lekëshi me imazhin e Skënderbeut është prerja më e madhe që do të asgjësohet. Bëhet fjalë për prerjen e vitit 1992, 94, 95 dhe1996.

Banka e Shqipërisë shprehet se deri në 31 dhjetor ato do të kenë vlerën e plotë, e pas këtij afati nuk mund të përdoren.  /  S.M

Të fundit

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më...

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e Bjellorusisë, nga pushtimi nazist. Ky...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

Lajme të tjera

Web TV