Katër mënyra për të ‘mbijetuar’ në një mjedis toksik pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Toksiciteti në mjedisin e punës jo vetëm që është në rritje, por ndikon thellësisht në shëndetin mendor dhe performancën e punëtorëve.

Sipas hulumtimeve nga Universiteti Lund në Suedi, gjatë 20 viteve të fundit mjediset toksike të punës kanë kontribuar në një rritje të depresionit, dhunës psikologjike dhe problemeve të tjera shëndetësore. Një mjedis pune toksik është i pakëndshëm dhe i pashëndetshëm.

Përpara se të largoheni dhe të gjeni një punë tjetër (është e vetmja zgjidhje në disa raste), lexoni mënyrat e mëposhtme për t’u përballur me mjedisin toksik në punë.

Mos e toleroni sjelljen e keqe

Sado joshëse që mund të jetë ndonjëherë, kur një bashkëpunëtor fillon të bëjë komente negative për dikë tjetër ose ankohet për vlerësimet që po bëhen për dikë tjetër, përpiquni të qëndroni larg kësaj rruge. Përgjigjuni në mënyrë neutrale dhe ndryshoni temën e diskutimit.

Lëreni stresin e punës jashtë shtëpisë

Po, është shumë e vështirë. Të paktën përpiquni të mos e bëni çdo ditë dhe shumë shpesh. Është një gjë të thuash që sot ishe goxha e lodhur dhe ndoshta ke pasur tension, dhe tjetër gjë të ankohesh vazhdimisht se sa keq po kaloni apo sa shumë përgjegjësi keni.

Kërkoni kolegë pozitivë

Një element i domosdoshëm për një mendje të qetë është ekuilibri, ndaj përpiquni të mos rrëmbeheni vazhdimisht nga lodhja dhe stresi i punës. Për ta bërë këtë, filloni një aktivitet ose bëni një shëtitje. Gjeni ato aktivitete që do t’ju bëjnë të harroni.

Ndërtoni besim

Edhe nëse duket sikur të gjithë në zyrën tuaj janë toksikë, ka shumë mundësi që disa njerëz ndihen njësoj si ju. Nëse vëreni se një koleg i juaji ka të njëjtat vështirësi si ju, përpiquni t’i afroheni pa rënë megjithatë në grackën e thashethemeve.

Lexo edhe :  Kur do të vijë në Shqipëri? Parashqevi Simaku jep përgjigjen e shumëpritur

Nëse e kuptoni që eprori juaj është personi që dëshiron të ketë kontroll absolut, atëherë përpiquni të mos “rezistoni” shumë. Gjeni detajet që ai kërkon, edhe nëse i keni diskutuar më parë. Tregoni dinamizëm dhe ndërtoni besim. Bëni atë që mundeni për t’u përshtatur me standardet e tij – jo për ta lënë veten mënjanë dhe për t’u bërë zëdhënës, por brenda kontekstit të mos kapërcimit të kufijve dhe vlerave tuaja./E.Ç

Të fundit

U krye! Qeveria miraton programin për profesionistët e rinj

Këshilli i Ministrave miratoi sot programin kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet publike për profesionistë...

Paralajmërimi: Prisni pak dhe shihni ç’do ndodhë me fatin e Partisë Demokratike

SPARTAK NGJELA - Sali Berisha ka hyrë në një rrugë qesharake për të mos dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, sepse...

Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues nga KAS, por pa garanci për rinumërimin

Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme...

Makina përplas një grup nxënësish të shkollës, 4 të plagosur

Një ngjarje i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë disa persona janë plagosur. Mësohet se tre fëmijë dhe një i rritur u...

Ministri Hoxha pret të ngarkuarën me punë Nancy VanHorn, zbardhen bisedimet

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në një takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn....

Lajme të tjera

Web TV