Donatella Versace del në mbrojtje të Chiara Ferragni-t: Për çfarë duhet të kërkojë falje?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dramës së fundit të Chiara Ferragni-t, ka reaguar edhe stilistja Donatella Versace, e cila njihet si mikeshë e ngushtë e dyshes Chiara-Fedez. Versace doli në mbrojtje të influencueses duke lënë një koment nën foton e Ferragni-t.

“Do të doja të dija saktësisht se për çfarë Chiara Ferragni duhet të kërkojë falje. Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata [Ferragnez] janë një shembull për Italinë dhe për të rinjtë. Rendisni të gjitha bamirësitë që ata kanë bërë ndër vite”, tha Versace.

Më pas, stilistja sulmoi, pa përmendur emrin e saj, Selvaggia Lucarelli-n, e cila hetoi dhe bëri publik rastin.

“Pyet atë që e quan veten “gazetare” se sa bamirësi ka bërë. Unë mund t’jua them: as edhe një euro. Heshtni, është më mirë për të gjithë, të paktën do të vazhdojmë të japim për bamirësi pa pasur nevojë të dëgjojmë komente nga ata që si profesion kanë urrejtësin”, tha Versace.

Komenti i stilistes nuk kaloi pa u vënë re. Lucarelli publikoi një screenshot të komentit duke shkruar: Një muaj që flet kundër patriarkalitetit dhe tani thotë ‘ajo që e quan veten gazetare’”./E.Ç

Të fundit

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Tregjet ndërkombëtare të naftës nisën javën me luhatje të forta, mes pasigurive të shkaktuara nga tensionet në rritje mes Iranit dhe vendeve perëndimore. Ditën e...

Lajme të tjera

Web TV