Paralajmëroi botën për pasojat katastrofike të COVID-19, zhduket mjekja kineze, Pekini hesht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga doktoreshat që paralajmëroi e para përhapjen e koronavirusit, mendohet se është ndaluar nga autoritetet, sipas raportimeve të ndryshme.

Dr Ai Fen tha se ajo u përball me qortime të shumta dhe jashtëzakonisht të ashpër nga zyrtarët në Spitalin Qendror Wuhan, pasi ndau fotografi të një raporti pacientësh të prekur me ‘SARS koronavirus’.

Imazhi që ajo postoi u përhap me shpejtësi të madhe dhe ngriti alarmin për koronavirusin që ka vrarë më shumë se 41.000 njerëz në të gjithë botë.
Dr Li u qortua nga autoritetet për shpërndarje të paligjshme të informacionit në internet.

Dr Ai dha një intervistë për një revistë kineze duke kritikuar menaxherin e spitalit për hedhjen poshtë të paralajmërimeve të hershme të koronavirusit.
Zhdukja e saj u mor vesh pasi qeveria e shpalli situatën kritike nga koronavirusi.

Fillimisht ishte Pekini ai që u përpoq të mbulonte shpërthimin duke ndëshkuar mjekët që e zbuluan atë dhe duke mohuar se mund të përhapet nga personi në person. Kjo bëri që bllokimi i rajoneve të prekura të bëheshe me shumë vonesë.

Pastaj, sapo filloi të përhapet virusi, Partia Komuniste filloi të censurojë informacionin publik në lidhje me të dhe të përhapë dezinformimin jashtë shtetit – përfshirë sugjerimet që Amerika mund të kishte përhapur koronavirusin fillestar.

Mendohet se numri i vërtetë i viktimave dhe të infektuarve në Kinë mund të jetë raportuar gabim, ndërsa thuhet se numri i vërtetë mund të jetë 10 herë më i lartë.

Përpara se Dr Ai të zhdukej u shpreh se ndihet shumë keq, pasi 4 kolegët e saj përfshirë edhe Dr Li, kishin kontraktuar virusin dhe vdiq ndërsa luftonte me shpërthimin.

“Nëse do ta kisha ditur se çfarë do të kishte ndodhur sot, nuk do më interesonin qortimet e ashpra. Unë do t’i tregoja të gjithëve”, tha Dr Ai.
“Unë isha e shokuar”, vazhdoi ajo.

Lexo edhe :  Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Çfarë bëra gabim? Duke e ditur faktin se është gjetur një virus i rëndësishëm tek një pacient, si nuk mund të them, kur një mjek tjetër pyet për të?

Okulisti Li Wenliang ishte në mesin e tetë personave që ndanë foton e Dr Ai përpara se policia t’ja tërhiqte vëmendjen dhe ta akuzonin për përhapjen e lajmeve të rrema dhe për paralajmërimin e publikut për SARS, në një treg ushqimesh deti Wuhan në mediat sociale.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV