Edhe pse “s’ka raste” me koronavirus, OBSH-ja do të ndihmojë Korenë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpenzojë 900,000 dollarë për të ndihmuar Korenë e Veriut në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Ky lajm u bë i ditur nga agjencia jug-koreane e lajmeve Yonhap, e cila tha se ka analizuar të dhënat e postuara në ueb-faqen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Koreja e Veriut thotë se nuk ka ende asnjë rast të të infektuarve me koronavirus, por vëzhguesit thonë se kjo ka pak gjasa të jetë e vërtetë.

Phenjani, megjithatë, ka thënë se ka ndërmarrë një varg masash kundër koronavirusit, duke mbyllur kufijtë dhe duke i bërë të detyrueshme periudhat e karantinës.

Aktualisht, numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus e kanë Shtetet e Bashkuara, me gati 190,000 raste.

Italia dhe Spanja kanë numrin më të madh të viktimave: 12,428, përkatësisht 8,464.

Të fundit

“Shqipëria po shfaq rezultate”, Danimarka do të hapë edhe dy grupkapitujt e mbetur

Ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, e ka siguruar Shqipërinë se së shpejti do të hapen edhe dy...

Botërori i Klubeve, Trump zbulon prapaskenat: Çelsi nuk mori trofeun origjinal

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka treguar se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do qëndrojë në zyrën e tij. FIFA është kujdesur të...

“Valë” dorëheqjesh në Lushnje/Ikin 13 drejtorë dhe 10 drejtuesit e Njësive Administrative

Në Bashkinë e Lushnjes kanë dhënë dorëheqjen 13 drejtorë të këtij institucioni pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, po në Lushnje, janë dorëhequr 10 drejtues të...

Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi! Seanca mbyllet për pak minuta

Për të 47-ën herë me radhë, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses më 15 korrik. Edhe kësaj radhe, mbledhja e deputetëve...

Juli tregon kur Zef Deda hyri në Bllok: U vesh si oficer, të bukurat i “kapte” Tërshana

Aktori i mirënjohur i humorit dhe moderatori i “Fiks Fare”, Julian Deda ishte i ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, ku foli për...

Lajme të tjera

Web TV