Shkencëtarët: Koronavirusi mund t’i ketë përndjekur njerëzit prej vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia botërore e Covid-19 ka shkaktuar një numër në rritje të viktimave në të gjithë botën, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të përcaktojnë me siguri saktësisht se nga erdhi SARS-CoV-2.

Edhe pse ata nuk i kanë të gjitha përgjigjet, duke përfshirë edhe kur Covid-19 kaloi nga kafshët te njerëzit, analiza e fundit ka konfirmuar përfundimisht se nuk është një virus që u krijua qëllimisht në laborator.

Por ky studim gjithashtu ofroi disa pasqyra interesante mbi origjinën e mundshme të llojit të ri të koronavirusit, raporton Science Alert.

Studimi hap disa mundësi interesante në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri.

Një skenar thotë se koronavirusi mund të ketë qarkulluar në mënyrë të padëmshme tek popullata për ca kohë, para se të pësonte mutacion dhe të bëhej i rrezikshëm për njerëzit dhe të shkaktonte një pandemi të tillë.

Është e mundur që versioni origjinal i virusit SARS-CoV-2 u ka kaluar njerëzve, duke përvetësuar tipare të reja të gjenomit me kalimin e kohës dhe gjatë transmetimeve të pazbuluara nga njeriu në njeri”, thuhet në studimin e një ekipi nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe Australia.

Ekspertët analizuan të dhënat gjenetike të disponueshme nga SARS-CoV-2 dhe koronavirusëve të tjerë të ngjashëm, dhe zbuluan se disa pjesë të proteinës së virusit SARS-CoV-2 lidhen në mënyrë të efektshme për qelizat njerëzore, sa ato mund të gjenerohen vetëm në mënyrë natyrale, jo në laborator.

Meqenëse nuk ka origjinën në laborator, shkencëtarët kanë hetuar dy hipoteza të tjera të mundshme që mund të shpjegojnë shfaqjen e tij: a) virusi iu nënshtrua seleksionimit natyror te kafshët dhe më pas kaloi te njerëzit, dhe b) virusi kaloi nga kafshët te njerëzit, por së pari ishte i padëmshëm dhe më pas kaloi në përzgjedhjen natyrale te njerëzit; domethënë, ndryshimi i gjenomit.

Lexo edhe :  Rrëzimi i avionit Air India, hetuesit zbulojnë një tjetër audio nga kabina e pilotëve

Skenari i dytë është që një lloj i ri coronavirusit u kalua nga kafshët te njerëzit para se të bëhej i rrezikshëm”, shpjegoi Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Francis Collins.

Më pas, si rezultat i ndryshimeve graduale evolucionare me kalimin e viteve ose ndoshta me dekada, virusi u bë i aftë të përhapet nga një person në tjetrin dhe të shkaktojë një sëmundje serioze, shpesh kërcënuese për jetën”, shtoi ai.

Ekspertët ende nuk e dinë se cila nga dy hipotezat është e vërtetë, dhe do të duhet ca kohë dhe hulumtime të mëtutjeshme për të përcaktuar se si lindi ky virus dhe kur ai u bë i rrezikshëm, transmeton Telegrafi.

Të fundit

2 trilionë euro, Von der Leyen prezanton buxhetin e BE-së 2028-2034

Ursula von der Leyen ka zbuluar propozimin e saj për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian me vlerë...

Arlind Qori: Rama tani të marrë një shërbëtor ta ndihmojë në tualet

Kryetari i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, ka reaguar ashpër pas vizitës së kryeministrit Edi Rama me helikopter në Vlorë. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Endri Shabani: Adriatik Lapaj, ti s’je burrë, kërcënove fëmijët e Zeqirit

Vijojnë përplasjet në rrjetet sociale mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për mandatin e vetëm që mori koalicioni Shqipëria Bëhet. Në një postim të fundit,...

Futbollisti i Breidablik tallet me Egnatian: Të shpejtë për të hedhur peshqirin

Breidablik triumfoi pastër 5-0 ndaj Egnatias, duke u kualifikuar kështu për në turin e dytë të Champions League. Hoskuldur Gunnlaugsson, lojtar i ekipit islandez nuk...

Lejet unike, 85,980 aplikime të regjistruara në e-Albania

Në portalin e qeverisë e-Albania janë regjistruar në total 85,980 aplikime për “leje unike”. Shërbimi elektronik “Aplikim për leje unike” u mundëson shtetasve të huaj...

Lajme të tjera

Web TV