Produktet natyrale që ndihmojnë kundër lodhjes mendore dhe fizike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lodhja, drobitja, këputja fizike, letargjia ose dhe çdo simptomë shoqëruese tregojnë se trupi ndihet i dobët dhe pa fuqi.

Të paktën 1 në 5 shqiptarë ndihen të lodhur gjatë ditës. Lodhja mund të jetë fizike ose mendore. Lodhja nuk ka të bëjë me përgjumjen apo plogështinë, ndonëse këto të fundit konsiderohen si simptoma të një ndjesie lodhjeje. Ekspertët shpjegojnë se lodhja shkaktohet nga faktorë të stilit të jetesës, probleme psikologjike ose mjekësore.

Faktorët e stilit të jetesës që kontribuojnë në këtë problem përfshijnë: përdorimin e tepruar të alkolit, kafeinës, aktivitetin e rënduar fizik, mungesën e tij, problemet me gjumin dhe zakonet e pashëndetshme të të ngrënit. Më poshtë, do të gjeni 10 ushqimet e nevojshme kundër lodhjes.

1. Bananet
Bananet përmbajnë shumë kalium, të cilin organizmi e përdor për të transformuar sheqerin në energji. Bananet janë të pasura me vitaminat B, C, acidet yndyrore Omega-3, Omega-6, fibër, dhe karbohidrate që ndihmojnë kundër lodhjes, dehidratimit dhe simptomave të tjera.

2. Çaji jeshil
Një filxhan me çaj jeshil lufton lodhjen dhe stresin që e shkakton. Ky çaj përmbajn polifenolë që ulin stresin, përmirësojnë energjinë dhe përqendrimin.

3. Farat e kungullit
Farat e kungullit janë ideale kundër lodhjes.

Ekspertët shpjegojnë se ato përmbajnë proteinë cilësore, acidet yndyrore Omega-3, dhe vitaminat B1, B2, B5 apo B6, si dhe minerale siç janë: mangani, magnezi, fosfori, hekuri dhe bakri. Të gjithë këto ushqyes bashkëpunojnë në forcimin e sistemit imunitar, energjisë dhe në largimin e lodhjes dhe simptomave të saj.

4. Tërshëra
Tërshëra është perfekte kundër lodhjes sepse përmban karbohidrate cilësore që furnizojnë trurin dhe muskujt me energji gjatë gjithë ditës.

5. Kosi
Proteina, karbohidratet dhe probiotikët që gjenden tek kosi largojnë simptomat e lodhjes. Trupi e përpunon kosin më shpejt se ushqimet e tjera ndaj ai është një burim ideal i energjisë së shpejtë sa herë që ju nevojitet.

Lexo edhe :  Zbuloni 5 çajrat bimorë që mund të ndërveprojnë me ilaçet tuaja

6. Arrat
Arrat janë të pasura me acidet yndyrore Omega-3 të cilat kundërveprojnë dhe largojnë simptomat shoqëruese të lodhjes dhe fazës së parë të depresionit.

7. Fasulet
Fasulet përshkruhen si një mrekulli, falë vlerave të shumta shëndetësore, përfshirë aftësinë për të pakësuar lodhjen. Ato përmbajnë shumë fibër, karbohidrate, proteinë dhe një larmi mineralesh siç janë kaliumi, magnezi, fosfori, bakri dhe hekuri.

8. Specat e kuq
Specat e kuq janë një ndër burimet më të mira të vitaminës C. Ky antioksidant forcon sistemin imunitar dhe largon hormonin e stresit, kortizolin që është një kontribues i fortë i lodhjes.

9. Spinaqi
Spinaqi është një tjetër ushqim i domosdoshëm kundër lodhjes dhe mund ta gjeni lehtësisht kudo.

Spinaqi është një ndër ushqimet me nivelet më të larta të hekurit, që ndihmon gjakun të ushqejë qelizat me oksigjen. Si rrjedhojë, trupi është më energjik dhe i pandikuar nga lodhja dhe simptomat e saj.

Të fundit

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Fetahu kërkon të lirohet nga qelia për arsye shëndetësore

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e akuzuar në dy dosje hetimore të SPAK për lidhje me dy organizata kriminale,...

Toyota kryeson shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi

Toyota Motor vazhdoi të kryesojë shitjet globale të automjeteve për të pestin vit radhazi, pavarësisht nga një rënie prej 3,7 për qind në njësitë...

Zbulohet virusi i ri Sindbis në Spanjë, transmetohet nga mushkonjat

Shkencëtarët spanjollë kanë zbuluar një virus të ri të transmetuar nga mushkonjat, virusin Sindbis, i cili nuk është fatal, por shkakton simptoma të tilla...

Petro Koçi: Presion për ata që duan të vjedhin vota, Berisha kundër drejtësisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë e cilëson pozitive ngritjen e një Task Forcë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për krime zgjedhore. Në një...

Koncert bamirësie për viktimat e zjarrit në Los Anxhelos

Koncerti i parë i madh bamirësie për të ndihmuar viktimat e zjarreve të fundit u mbajt në Los Anxhelos dhe performuan Nirvana, Billie Eilish,...

Lajme të tjera

Web TV