Frika se është shkaktari i autizmit, ul ndjeshëm numrin e të vaksinuarve nga fruthi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vendet e Europës raportohet për shtim të rasteve me fruth.

Në Shqipëri nënat e reja hezitojnë të bëjnë vaksinën e MMR, vaksinën kundër fruthit, fëmijës së tyre në moshën 1 vjeç.

Nënat pretendojnë se vaksina ka lidhje me autizmin, ndërkohë që mjekët thonë të kundërtën, pasi nuk ka bazë shkencore.

“Nuk ia bëj se kam dëgjuar që pengon zhvillimin, nuk flet. Nëna të tjera kështu na thonë”, shprehet një grua.

Nga janari deri në dhjetor të këtij viti, janë konfirmuar rreth 30 mijë raste me fruth në Europë, ndërkohë që Unicef ka dhënë alarmin për ulje të vaksinimit ndaj kësaj sëmundjeje, përfshirë edhe Shqipërinë, ku sipas mjekëve një rënie e dukshme është vënë re pas Covidit.

“Po ka një stepje të prindërve për të vaksinuar fëmijët, Po vëmë re një stepje nga prindërit, është edhe një ulje për sa i përket aplikimit të vaksinës së MMR-s. Prindërit marrin informacione të ndryshme nga rrjete sociale apo nga njëri tjetri, por nuk ka asnjë efekt anësor”, thotë mjekja, Amarilda Alushaj.

“Po dëgjojnë njëra tjetrën, unë do ia bëj fëmijës se ashtu i kemi bërë”, tha një prind.

Sëmundja që shkakton fruthi është vdekjeprurëse tek fëmijët. Fruthi shkakton dobësim të sistemit imunitar, duke i bërë më të prekshëm edhe nga sëmundje të tjera  infektive siç është pneumonia.

Në vendin tonë nëse nuk ke vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të detyrueshëm, nuk mund t’ i regjistrosh në çerdhe apo kopsht pasi përbëjnë rrezik për fëmijët e tjerë. Po sërish nënat e shtyjnë në kohë vaksinën që duhet bërë sapo fëmija mbush 1 vjeç, duke e palikuar atë 16 apo 18 muajsh, gjë e cila, sipas mjekëve, nuk është e këshillueshme./O.S

Të fundit

Zjarr i qëllimshëm në Dardhas të Korçës, aktivizohen dy vatra

Dy vatra të qëllimshme zjarri janë aktivizuar mbrëmjen e të shtunës në njësinë Dardhas midis fshatrave Grunjas dhe Prenisht....

Elbasani nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës

Qyteti i Elbasanit nis kremtimet për festën tradicionale të Ditës së Verës. Do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të larmishme te cilat...

Grevë e papritur në aeroportet e Gjermanisë, anulohen qindra fluturime

Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërbimeve në aeroportin e Hamburgut që të hyjnë në grevëtë menjëhershme këtë të dielë. Për këtë...

Më i votuari në Primaret e PD, Nallbati: Nuk e prisja! S’e bëj dot servilin me Berishën

Bledjon Nallbati është shprehur se nuk e priste të ishte emri më i votuari në listën e Primarëve të personave që kanë shprehur interes...

Artizania zadrimore/ Dada Vida mban gjallë traditën prej 50 vitesh

Ky kostum që mbaj veshur ka më shumë se 100 vjet, është kostumi tradicional i zonës së Zadrimës, ku, mes vështirësive, është ruajtur dhe...

Lajme të tjera

Web TV