BE fillon një tjetër mision detar, kundër trafikimit të armëve në Libi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka nisur një operacion të ri detare në Mesdhe, për të përforcuar embargon e armëve në Libi. Vendimi, i miratuar zyrtarisht mëngjesin e së martës, buron nga marrëveshja politike e arritur 6 javë më parë, e cila hasi rezistencë nga Italia dhe Austria, për shkak se kjo gjë mund të shkaktonte rritjen e numrit të emigrantëve që zbarkojnë në Evropë.

Për këtë arsye përfaqësuesi i lartë i BE-së Jozep Borrel, ka deklaruar se ky operacion nuk është operacioni “Sofia 2”, dhe se anijet nuk do të “patrullojnë detin në kërkim të njerëzve që duhen shpëtuar”. Megjithatë, nëse do gjejnë njerëz, ata do të respektojnë ligjin e detit, dhe do t`i shpëtojnë ata.

Sidoqoftë, Borrel nuk zbuloi marrëveshjet e arritura midis vendeve, portet e të cilave do të presin njerëzit e shpëtuar.

Tashmë operacioni “Irini”, që në greqisht që do të thotë paqe, do të zëvendësojë operacionin “Sofia”, i cili që prej vitit 2015 kishte objektiv kryesor ndërprerjen e trafikimit të njerëzve në Mesdhe, për shkak të krizës së emigracionit, dhe si objektiv dytësor kishte forcimin e embargos së armëve.

Më në fund, operacioni “Sofia” u mbyll pas presioneve të Italisë, që e la atë pa anije dhe mundësi për të vepruar. Deri më tani, ky operacion ishte funksional vetëm në letër.

Bisedimet e shpeshta mes palëve dhe qeverisë së re italiane, kanë lejuar fillimin e operacionit të ri, por me një ndryshim në përparësitë e tij.

Tashmë, roli kryesor i “Irini” do të jetë sigurimi i pajtueshmërisë me këtë embargo të dekretuar nga Kombet e Bashkuara në 2016, për të shmangur nxitjen e përplasjeve të armatosura në Libi.

Për të realizuar misionin e tij, operacioni “Irini” do të ketë burime detare, ajrore dhe satelitore, për të cilat vendet anëtare diskutuan dje pasdite përgjatë një konference, duke përcaktuar kështu kontributin e secilit vend.

Lexo edhe :  Ish-presidenti rus: Nuk duam t’ia dimë për ultimatumin teatral të Trumpit

“Irini” është pjesë e zgjidhjes, jo vetë zgjidhja”-tha Borrel, që argumentoi se ky operacion do të veprojë në frontin detar dhe atë ajror duke përdorur satelitët.

Por ai theksoi se “ky nuk mund të jetë një operacion tokësor”. “Nuk është ilaçi magjik i Asteriksit. T’i japim pak kohë operacionit “Irini”, dhe problemi do të zgjidhet”- deklaroi Borrel, duke treguar se ky operacion mund të kontribuojë në kontrollin e embargos së armëve./Përshtati nga lavanguardia për Fjala.al, S.Tresa

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV