Arrestimet e doganierëve në Kakavi, reagon Balla:AMP do rrisë forcën goditëse ndaj krimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për aksionin e AMP falë të cilit u arrestuan 2 doganierë, u shpall në kërkim një tjetër dhe 3 punonjës të Antikontrabandës, nën akuzën se kanë lejuar futjen e mallrave kontrabandë në këmbim të ryshfetit.

Balla shkruan se goditja e realizuar së fundmi, është mesazh ndaj kujtdo që i shkon në mendje që të marrë shuma të caktuara monetare në këmbim të shkeljes së detyrës.

“Një bravo e merituar për Agjensinë e Mbikqyrjes Policore e cila ka goditur mbrëmë gjatë natës një rast flagrant kontrabande duke arrestuar fajtorët. Policia e Shtetit dhe Agjensia e Mbikqyrjes Policore do të rrisin forcën goditëse ndaj të gjitha formave të krimit ekonomik. Goditja e mbrëmshme është një mesazh i qartë ndaj kujtdo, të cilit i shkon në mendje të kthejë pas kohën e kaluar, kur “ngrihej trau” për të mbushur xhepat e disa personave, na bën më të vëmendshëm për t’i goditur fort këto tentativa”- shkruan Balla./O.S

Të fundit

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Raportohet për të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt...

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë

Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së...

Lajme të tjera

Web TV