Dom Gjergj Meta, urim për Krishtlindjen/ Dedikimi për gratë dhe vajzat e dhunuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të Krishtlindjes së këtij viti, Ipeshkvi i Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka zgjedhur të urojë me një mesazh dedikuar grave dhe vajzave që shpesh janë viktima të dhunës dhe abuzimeve të ndryshme.

Dom Gjergj Meta përmend rastin e Liridona Ademajt dhe dhunën si verbale dhe fizike ndaj vajzave e grave.

Ai deklaron se gratë falin butësi dhe dashamirësi në botë, ndaj uroi që të jenë gjithmonë të gëzuara dhe të buzëqeshura.

“Kohët e fundit kemi përjetuar ngjarje në të cilat gratë kanë qenë viktima të pafajshme të dhunës, të luftës, të abuzimeve të ndryshme. e fundit ishte Liridona, nëna e re nga Prishtina që u vra në sy të fëmijëve të saj. Si Liridona fatkeqësisht ka shumë gra të tjera që jetojnë në zgrip të jetës, për shkak të dhunës që ushtrohet mbi to.

Fatkeqësisht jemi ende një shoqëri e dhunshme, verbalisht dhe fizikisht. Këto ditë kam menduar rreth emrit Liridona për mua ai është një program jete, një dëshirë e njeriut për të qenë i lirë. Si për ironi të fatit, me të është quajtur një grua, sëë cilës ia morën lirinë sepse i morën jetën, pa jetën nuk ka liri.

Shumë grave sot u cënohet dhe u mohohet liria, u cënohet dhe u mohohet jeta, ose ajo u bëhet e pajetueshme për shkak të keqtrajtimeve, dhunës, abuzimit, e megjithë këto ato vazhdojnë që t’i japin botës dashuri, të punojnë, të luten dhe të përkujdesen për çdo anëtar të familjes së tyre. Ato janë shpesh energjia dhe motivimi i heshtur i shoqërisë sonë.

Ky urim Krishtlindjesh është për ju, të dashura vajza dhe gra. Ju falemi për gjithë butësinë dhe dashamirësinë që sillni në botë dhe në shoqërinë tonë. Ju falemi për çdo buzëqeshje që ju i dhuroni botës dhe urimi im është që t’ju shoh gjithmonë të gëzuara dhe të buzëqeshura! Përshumot Krishtlindjen!”, thekson Ipeshkvi i Rrëshenit.

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV