Julian Deda kritikon Elsa Lilën: Armikut nuk ia uroj të punojë me të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Julian Deda bie dakord me mendimin e Kozeta Kurtit në lidhje me sjelljen skenike të Elsa Lilës, sipas tyre, një sjellje arrogante. Në postimin e Kurtit në Facebook, Juli shkruan:

“Elsa ishte e vetmja performuese që pasi këndoi për herë të parë, i tha publikut “shihemi në finale”. Më fal, po nga e dinte ajo që do dilte në finale? Ajo sigurisht që e dinte, por në respekt të garës, të festivalit dhe mbi të gjitha në respekt të publikut, nuk mund të bësh arroganten.”

Në vijim, Juli ndalet te mënyra e këndimit. “Që të mos i futemi pastaj këngës, se nuk jam specialist, por mua më erdhi pak a shumë si një pëllitje e gjatë.”

Pastaj, ai i referohet një periudhe kur ka punuar me Elsa Lilën. Juli, Elsa dhe Gentian Zenelaj kanë prezantuar edicionin 47 të “Festivalit të Këngës”.

“Për ta mbyllur, unë kam punuar me atë vajzë, kam prezantuar njërin nga festivalet…armikut nuk ia uroj të punojë me të!” përfundon ai./E.Ç

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV