FOTO/ Shpresë dhe lutje për paqe! Evropa shkëlqen për festën e Krishtlindjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Australia në Ukrainën e shumëvuajtur, bota po feston Krishtlindjet, një nga ditët më të shenjta në kalendarin e krishterë. Është dëshira e të gjithëve që armiqësitë dhe dhimbjet të marrin fund menjëherë.

Të krishterët anembanë botës po përpiqen të lënë mënjanë shqetësimet dhe frikën për një botë të pasigurt dhe të shkatërruar nga lufta ndërsa përgatiten të festojnë lindjen e Jezusit.

Përpara se të kremtonte meshën e së dielës në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, kardinali Timothy Dolan u kujtoi adhuruesve të përfshinin Lindjen e Mesme të shkatërruar nga lufta në lutjet e tyre të Krishtlindjeve.

Besimtarët në Siri u mblodhën në një vend që ende po vuan pasojat e një lufte të gjatë civile dhe bllokadës ekonomike mbytëse.

Pavarësisht dritave festive dhe dekorimeve të Krishtlindjeve që zbukurojnë shtëpitë dhe vitrinat e dyqaneve në kryeqytetin Damask, ngjarjet në Gaza dhe luftimet e vazhdueshme në disa pjesë të vendit kanë bërë që atmosfera festive të mos jetë e njëjtë, raporton BBC.

Evropa e begatë, kryesisht laike po feston në katedralet historike, në një klimë optimizmi, por edhe trishtimi për luftën në Gaza dhe dhunën e vazhdueshme në Ukrainën fqinje.

Vizitat në Koln u ndalën në katedralen historike të Gjermanisë dhe adhuruesit në prag të Krishtlindjeve u përballën me kontrolle sigurie ndërsa policia ka rritur kontrollin mes frikës për një sulm të mundshëm. Megjithatë, zyrtarët u kërkuan njerëzve që të festojnë. Katedralja e lartë e Kolnit është një destinacion kryesor turistik që vizitohet nga rreth 6 milionë njerëz në vit.

Në Austri, policia tha gjithashtu se kishte rritur sigurinë rreth kishave të Vjenës dhe tregjeve të Krishtlindjeve, me sa duket në përgjigje të të njëjtit informacion për një kërcënim të mundshëm.

Lexo edhe :  Google Maps "demaskon" vrasësin, ngarkoi trupin e viktimës në makinë (FOTO)

Ukraina po feston zyrtarisht Krishtlindjet si festë publike më 25 dhjetor për herë të parë pas ndryshimit të datës në përputhje me vendet e Europës Perëndimore. Presidenti Volodymyr Zelensky nënshkroi legjislacionin në korrik duke e zhvendosur festën në 25 dhjetor nga 7 janari, kur festohet nga Kisha Ortodokse Ruse dhe gjithashtu nga një nga dy kishat ortodokse rivale të Ukrainës.

Në një fjalim në prag të Krishtlindjeve në vitin 1941, mbajtur 17 ditë pasi japonezët vranë më shumë se 2,300 amerikanë në një sulm të befasishëm në Pearl Harbor, Presidenti Franklin Roosevelt foli për festën e Krishtlindjeve në kohë lufte.

“Ka shumë burra dhe gra në Amerikë, burra dhe gra të ndershme dhe besnike që po pyesin veten këtë Krishtlindje: Si mund të ndriçojmë pemët tona? Si mund t’i japim dhuratat tona kur bota është në mjerim, për tu gëzuar për lindjen e Krishtit?”, tha Roosevelt.

Deklarata e Roosevelt po bën jehohë 82 vite më vonë në një botë që po “vlon” nga konflikit”. Dhimbja shënon Krishtlindjet e këtij viti. Tavolinat anembanë botës janë më të zbrazëta pasi njerëzit e dashur kanë humbur jetën në luftë.

Betlehemi ka anuluar festën e Krishtlindjeve këtë vit pasi “vendlindja” e Krishtlindjeve është zhytur në konflikt. Jezusi nuk erdhi në peizazhet e ëndrrave me dëborë të filmave tanë të preferuar, por në një botë kaq të shkatërruar si kjo sot. Kjo është historia magjike që u ka dhënë shpresë të krishterëve për 2000 vjet.

Australi

Bazel

Brazil

Indi

Moskë

Ukrainë

Ukrainë

Pragë

Pragë

Afrikë

Të fundit

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1...

Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg

Tregjet e Krishtlindjeve, koncertet e Vitit të Ri, ceremonitë fetare të festave dhe ato për Jubileun, që hapet mbrëmjen e 24 dhjetorit. Sulmi në Magdeburg ka...

FOTOT/ Masakra në Magdeburg, gjermanët zhvillojnë homazhe për viktimat

Qindra njerëz, përfshirë përfaqësues të ekstremit të djathtë, u mblodhën në Magdeburgo 24 orë pas sulmit vdekjeprurës në tregun e Krishtlindjeve, i cili shkaktoi...

Legjenda e Hip-Hopit bëhet pjesë e shtëpisë së BBV: Dua koncerte dhe femra!

Banori i dytë i spektaklit televiziv “BBVA4”, është reperi i njohur, Arban “Bani” Përlala, më mirë i njohur me pseudonimin e tij G-Bani (Xhi...

“I thashë Bashës kujdes me deklaratat”/Xhaferaj: Mazhoranca i bleu zgjedhjet 10 ditë para

Deputeti Ferdinand Xhaferaj solli në “Off the Record” një rast të regjistruar gjatë fushatës elektorale, ku eksponentë të PS shkonin shtëpi më shtëpi dhe...

Lajme të tjera

Web TV