Ndiheni melankolik apo edhe në depresion gjatë sezonit të festave? Ndoshta është koha për t’i thënë lamtumirë ëmbëlsirave të ditëve për të rifituar humorin tuaj të mire.
Sheqernat e shtuara që gjenden në ëmbëlsirat e Krishtlindjeve mund të jenë përgjegjëse për proceset metabolike, inflamatore dhe neurobiologjike të lidhura me depresionin, sugjeron një studim nga një ekip psikologësh klinikë në Universitetin e Kansasit.
Studiuesit arritën në lidhjen e mësipërme duke analizuar një gamë të gjerë studimesh mbi pasojat fizike dhe psikologjike të konsumimit të sheqernave të shtuara, duke e krahasuar atë me abuzimin me alkoolin.
Sheqernat, të cilët janë të ngjashëm në natyrë me alkoolin, duhet të shmangen nga njerëzit në depresion dhe të zëvendësohen nga një dietë e shëndetshme.
Si lidhet konsumimi i sheqerit me depresionin?
Studiuesit zbuluan se, inflamacioni i brendshëm, si rezultat i një diete të pasur me sheqer, lidhet me shëndetin mendor dhe episodet depresive.
“Një numër i madh pacientësh me depresion kanë nivele të larta të inflamacionit sistemik”, shpjegon Dr. Ilardi. “Kur mendojmë për sëmundjet inflamatore, mendja jonë shkon te i diabeti dhe artriti rheumatoid, sëmundje me një nivel të lartë të inflamacionit sistemik. Ne nuk e klasifikojmë depresionin si të tillë, por rezulton se është me të vërtetë, për të paktën gjysmën e popullsisë në depresion. Përveç kësaj, ne e dimë se hormonet inflamatore mund ta shtyjnë trurin në një gjendje depresioni intensiv. Pra, një tru i irrituar është zakonisht një tru në depresion dhe sheqernat e shtuara kanë një efekt pro-inflamator në trup dhe tru.”
Studiuesit gjetën gjithashtu një lidhje midis konsumit të sheqerit dhe mikroorganizmave patogjenë në trupin e njeriut.
“Përveç atyre të dobishmeve, ka edhe disa mikroorganizma patogjenë, thjesht parazitarë, të cilët përfitojnë nga prania e sheqernave dhe mund të prodhojnë kimikate që shkaktojnë ankth, stres dhe depresion”, shpjegon studiuesi.
Sipas Dr. Ilardi, një dietë e pasur me ushqime bimore dhe acide yndyrore omega-3 dhe ushqime të përpunuara minimalisht do të siguronte përfitim psikologjik optimal.
Për sa i përket sheqerit, ai rekomandon kujdes gjatë gjithë vitit, jo vetëm gjatë festave dhe konsum ditor të sheqernave të shtuara jo më shumë se 25 gramë, sipas udhëzimeve të Shoqatës Amerikane të Zemrës./ K.B