Rrethi globit do të ishte ushëtimi i Darvinit 22-vjeçar. Pesë vjet vështirësi fizike dhe ashpërsi mendore, të burgosur brenda pareteve të një anijeje, të kompensuara nga mundësitë e hapura në xhunglat braziliane dhe malet e Andeve, do t’i jepnin Darvinit një seriozitet të ri. Si një natyralist, ai mund të linte anijen për periudha të gjata, duke ndjekur interesat e tij. Si rezultat, ai kaloi vetëm 18 muaj të udhëtimit në bordin e anijes…
…Pas disa vonesash, Çarls Darvin niset nga Plymouth i Anglisë me anijen Beagle dhe 73 veta në bord. Beagle lundroi nga Plymouth Sound më 27 dhjetor 1831 nën komandën e kapitenit Robert FitzRoy.
Endërra e Çarls Darvin për t’u bërë famullitar mund të priste.- ai gjithmonë kishte shpresuar për një udhëtim nëpër botë dhe e shfrytëzoi mundësinë e ofruar. Darwin sapo ishte diplomuar si gjeolog e natyralist, dhe kapitenit të anijes eksploruese duhej një specialist i tillë për vëzhgime ujore e gjeologjike në rajonet që anija do të eksploronte.
Kronikanët thonë se moti ishte i mirë, qielli i kthjellët dhe era e mbarë; Darvinin e zë deti – dhe sëmuret pothuajse menjëherë. Beagle lundroi nëpër Oqeanin Atlantik, dhe pastaj kreu kërkime të hollësishme hidrografike rreth skajeve jugore të Amerikës së Jugut, duke u kthyer përmes Tahiti dhe Australisë pas udhëtimit rreth tokës. Ekspedita ishte planifikuar të përfundonte në dy vjet, por zgjati pothuajse pesë.
Deri në fund të ekspeditës, Darvini kishte bërë emër si gjeolog dhe koleksionist fosilesh – botimi i ditarit The Voyage of Beagle i dha atij famë edhe si shkrimtar. Gjatë udhëtimit, Darvini e kaloi shumicën e kohës duke eksploruar: tre vjet e tre muaj në tokë, 18 muaj në det. Në fillim të udhëtimit Darvini kishte menduar të shkruante një libër për gjeologji, dhe tregoi se kishte edhe aftësi teorizuese; në Punta Alta të Argjentinës, Darvini zbuloi fosile gjigande të gjitarëve të zhdukur. Ai kreu vëzhgime të hollësishme të bimëve dhe kafshëve, me rezultate që tronditën besimin e tij se speciet janë fikse (të pandryshueshme).
Pas kthimit në Angli, më 1836, Darvini thuajse e izoloi veten nga bota e shoqëria; për tu mendua, thelluar, shqyrtuar e reflektuar mbi shënimet dhe ato që kishte parë gjatë udhëtimit, i peshoi idetë e tij dhe vetëm pas 30 vjetësh shpalli teorinë e evolucionit nëpërmjet seleksionimit natyror; lajm jo i zakonshëm, që do të trondiste mbarë opinionin, do të nxiste reagime shkencore, fetare e publike; eksitim, zemërim, kundërshtim, miratim, habi, heshtje, debate, edhe sot.