Ndarjet më të bujshme në showbizin shqiptar gjatë 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ledri dhe Sara

Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ndarjen, menaxheri i Ledri Vulës ka deklaruar se janë ndarë sepse nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Ai ka thënë se janë miq dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit.

Fero dhe Arbenita

Një nga ndarjet më të zhurmshme të këtij viti teksa vijojnë përplasjet virtuale me njëri-tjetrin. Arbenita e ka denoncuar Feron për dhunë fizike ndërsa ky i fundit deklaroi se do ta padiste modelen për rrëmbim të vajzës së tyre.

Dafina dhe Dj Geek

U ndanë në muajit e parë të vitit dhe u tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre. Këngëtarja shpejt rigjeti dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji, me të cilin do martohet në 2024.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako

Çifti i dha fund lidhjes pas 5 vitesh. Ata nuk kanë zbuluar arsye konkrete por kanë deklaruar se bënë më të mirën për të dy. Si Olsi dhe Egli janë shprehur mirënjohës dhe falenderues për vitet krah njëri-tjetrit.

Beniada Nishani dhe Blert Hajdari

Edhe pse nuk e konfirmuan kurrë lidhjen e tyre, Beniada dhe Blerti u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por lidhja nuk zgjati shumë. Çifti u nda këtë vit dhe modelja ka deklaruar se rëndësi për të kanë vetëm kujtimet teksa i ka uruar më të mirën.

Getinjo dhe Vivien Thano

Çifti që u njoh në Big Brother VIP Kosova i dha fund lidhjes pak kohë më parë. Ndarja e tyre pasoi me deklarata të forta ndaj njëri-tjetrit. Vivien e akuzoi Getinjon se luan kumar dhe sipas saj kjo ishte arsyeja e ndarjes së tyre. Gjë e cila është mohuar nga reperi.

Lexo edhe :  Ana Lika zbulon sëmundjen neurologjike që e preku gjatë shtatzënisë

Elia Zaharia dhe Princ Leka

Prej kohësh thuhet se Princ Leka dhe Elia Zaharia janë ndarë. Edhe pse nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, ata janë shfaqur të ndarë në ditëlindjen e të bijës dhe kartolinat e fundivitit. Po ashtu, prej muajsh nuk kanë bërë asnjë dalje publike bashkë./E.Ç

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV