“Pandemia nuk njeh pushim”, Merkel zgjat pezullimin e kontakteve mes njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane dhe landet federale kanë rënë dakord të zgjasin kufizimet ekzistuese të kontakteve deri më 19 prill. U diskutua gjithashtu edhe për një detyrim për të mbajtur maskë mbrojtëse.

Në luftën kundër përhapjes së virusit Corona, kufizimet e gjera për kontakte duhet të zbatohen nga qytetarët deri në 19 prill, pra edhe gjatë Pashkëve. Federata dhe landet vendosën në Berlin, që kontaktet me njerëzit e tjerë jashtë familjes të mbeten të kufizuara në minimumin absolut, në përputhje me rregullat në fuqi.

Kancelarja Angela Merkel (CDU) tha pas një video-konference me kryeministrat e landeve që njerëzit në Gjermani të heqin dorë në përgjithësi nga udhëtimet private dhe vizitat – përfshirë edhe te të afërmit. “Një pandemi nuk njeh ditë pushimesh,” tha Merkeli. Dhe shtoi: “Qëndroni edhe më tej të fortë dhe i respektoni rregullat”. Rregullat duhet të zbatohen fillimisht deri më 19 prill. Në pothuajse të gjitha landet federale, pushimet e Pashkëve për fëmijët e shkollave mbarojnë në këtë datë.

Kufizimet “janë respektuar mjaft mirë”

Merkeli tha që masat respektohen në mënyrë të unifikuar në shkallë vendi. Kufizimet e kontakteve respektohen mjaft mirë. Të martën pas Pashkëve, qeveria federale dhe landet do të rivlerësojnë situatën bazuar, ndër të tjera, në të dhënat e Institutit Robert Koch.

Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të lajmeve dpa, Merkeli paralajmëroi se nuk duhet të ketë diskutime për lehtësimin e masave ekzistuese para 19 prillit. Ajo tha se në konferencë pati dakordim të gjerë që mbajtja e maskave mbrojtëse në fytyrë nuk duhet të jetë e detyrueshme. Kërkesat ekzistuese duhet të respektohen edhe nëse dikush mban maska të tilla./DW

Të fundit

Tronditëse në Lezhë, babai ngacmon seksualisht vajzën e tij të mitur

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Në...

Adriatik Lapaj ‘shpërthen’ ndaj Shabanit: O kamikaz më kishin paralajmëruar për ty

Kryetari i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda koalicionit, duke komentuar edhe përplasjet pas-zgjedhore me ish-bashkëpunëtorin Endri Shabani. Lapaj...

‘Shqipëria 2030’- A mund të ndërtojë ky vend një ‘ëndërr teknologjike’?

Nga Prof. Dr.-Ing. Andonaq Londo Lamani Në 1960-ën shkrimtari Ismail Kadare shkroi poemën “Ëndërr Industriale”. Ishin vitet kur në disa rrethe të vendit u hapën...

Haki Çako: Zjarret në vend në kontroll, situatë e favorshme falë ndryshimit të kohës

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako thotë se situata me zjarret në vend është në kontroll. Në një deklaratë...

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, evakuohen pasagjerët (VIDEO)

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u...

Lajme të tjera

Web TV