E rëndë në Gaza, fëmijëve u japin qetësues për t’u lehtësuar dhimbjet ndërsa vdesin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Raportuesja speciale e OKB-së për territoret palestineze, Francesca Albanese, tha se fëmijëve në Gaza u jepen qetësues për t’u lehtësuar dhimbjet ndërsa vdesin, pasi nuk ka shpresa që mund të shërohen.

Ajo tha se një djali 9-vjeçar i quajtur Ahmad, iu dha qetësues për t’i lehtësuar dhimbjen.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, denoncoi shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës, i cili po pëson dëme të mëdha në luftë dhe përsëriti thirrjet për shpalljen e armëpushimit të menjëhershëm.

Shkatërrimi i sistemit shëndetësor të Gazës është një tragjedi”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.

OBSH, ka dhënë prej kohësh alarmin për gjendjen e sistemit shëndetësor që nga lufta, më e përgjakshme ndonjëherë në Rripin e Gazës.

Operacionet ushtarake në shkallë të gjerë të Izraelit që atëherë, veçanërisht sulmet masive ajrore, kanë vrarë 20,915 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit në Gaza. 54.918 persona të tjerë janë plagosur.

Javën e kaluar, OBSH theksoi se nuk ka mbetur asnjë spital funksional në veri të Gazës./e.t

Të fundit

Mbërritja e votave nga diaspora, zyrtarët e OSBE/ODIHR të pranishëm në Parkut Olimpik

Këtë të premte në mjediset e Qendrës së Votimit nga Jashtë pranë Parkut Olimpik në Tiranë, u zhvillua një...

Është miliardere por Emina Cunmulaj do të donte ta kalonte gjithë verën në Malësi

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka ndarë së fundmi një moment të sinqertë me ndjekësit e saj gjatë një transmetimi...

Edi Rama: Pa gruan time jam ndërtim pa leje

Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimet elektorale në Lezhë ku është takuar me gratë dhe vajzat e këtij qarku. Kryesocialisti tha se e sheh të...

Projekti revolucionar, Anglia do të thithë karbonin nga deti

Një projekt pilot inovativ i quajtur SeaCURE ka nisur në bregun jugor të Anglisë, duke sjellë një qasje të re në luftën kundër ndryshimeve...

Bloomberg: Plani i Trump për fundin e luftës! Rusët mbeten në territoret e pushtuara

Bloomberg ka publikuar një artikull lidhur me luftën në Ukrainë dhe planin e SHBA-ve, për t’i dhënë fund luftës. Në një përpjekje të re dhe...

Lajme të tjera

Web TV