Hapen aplikimet për programet e strehimit social

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.

Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.

Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh për financimin e projekteve të reja që do të hapen.

Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen: Banesa sociale me qira; Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara; si dhe Streha të përkohshme.

Më konkretisht, në programin Banesa sociale me qira parashikohen projekte të financueshëm që mund të sigurohen nëpërmjet: Adaptimit të objekteve ekzistuese që janë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore; Blerjes nga tregu, kur çmimi i blerjes së banesave në treg është më i ulët se kostoja e ndërtimit; Ndërtimit të ri në truall në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Në programin Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara parashikohet financimi i projekteve përPërmirësimin e infrastrukturës kryesisht në zona informale ku banojnë më shumë se 50 familje (kryesisht në zona të banuara nga minoriteti Rom), që janë në proces legalizimi; Përmirësimin e infrastrukturës në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme; si dhe Përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese për familje.

Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18 vjeç, etj.

Lexo edhe :  Ilir Meta ngre dyshime nga burgu, se flakët në "Syrin e Kaltër" janë të qëllimshme

Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim.

Hapja e procedurave për programet e strehimit social për kategoritë në nevojë bëhet vetëm pak ditë pasi Qeveria me ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 akordoi bonuse sociale për shtresat vulnerabël, pjesë e paketës së solidaritetit për festat e fundvitit./O.S

Të fundit

Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Njerëzit lëshojnë përmes lëkurës dhe frymëmarrjes një sërë komponimesh kimike me aromë të veçantë. Disa prej tyre mund të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia nisi gjatë natës një nga sulmet e saj më të mëdha

Forcat ajrore të Ukrainës kanë thënë se Rusia ka lëshuar 270 dronë dhe 10 raketa gjatë natës, në një nga sulmet e saj më...

Një anije me qindra tonë ushqim niset drejt Gazës

Pasi u nis nga Qiproja, një anije e mbushur me 1.200 tonë furnizime ushqimore për Rripin e Gazës i është afruar portit izraelit të...

Prindërimi pa bërtitur ose ndëshkuar, mësojini fëmijët t’ju dëgjojnë me respekt

Prindërimi modern po largohet gjithnjë e më shumë nga kontrolli i rreptë dhe po shkon drejt lidhjes, duke theksuar respektin dhe komunikimin e hapur....

Vetëm 40 vjeç, ish-sulmuesi afrikan gjendet i vdekur në banesë! Dyshimet e para

Futbolli afrikan është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-sulmuesit të njohur, Tendai Ndoro, në moshën 40-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në banesën...

Lajme të tjera

Web TV