BSH: Në Nëntor depozitat në Lekë rritje me 3.1% ndryshe nga ecuria e euros

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Krahasuar me Tetorin rezultojnë 17 miliardë Lekë më shumë”

Kursimet e individëve, familjeve dhe bizneseve në monedhën Lekë rezultojnë se kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajit Nëntor sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë.

Më konkretisht referuar këtyre të dhënave në fund të muajit Nëntor, stoku i depozitave në Lekë arriti në 564 miliardë Lekë, me një rritje prej 3.1%, ose 17 miliardë Lekë më shumë sesa muaji Tetor.

Ky zgjerim mujor i depozitave është më i larti që nga Dhjetori i vitit 2021, ku ndikim pozitiv të kursimeve në Lekë kanë dhënë si kompanitë publike, private, por dhe individët.

Sipas Bankës së Shqipërisë depozitat në lekë me bazë vjetore pra nga Nëntori i 2022 në Nëntorin e 2023 janë rritur me 4.2%.

Ndryshe nga kursimet në lekë që rezultuan me vlera pozitive, ecuria e depozitave në Euro ka rezultuar me e dobet, që përbëjnë dhe pjesën më të madhe të depozitave të huaja që ruhen paratë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kursimet në Euro ishin 7.28 miliardë Lekë në Nëntor, me një rritje minimale prej 22 milionë Eurosh, që është më e ulëta që nga Nëntori i vitit të kaluar.

Ndërsa me bazë vjetore, depozitat në Euro janë rritur me 17%, ose rreth 1 miliard Euro që janë shtuar në banka si formë kursimesh në monedhën e përbashkët europiane.

Ndërsa të raportuara në Lekë, kursimet në valutë të huaj shënuan një rënie të ndjeshme në Nëntor të këtij viti, për shkak të ndikimit të kursit të këmbimit të dobësimit të Euros dhe Dollarit./O.S

Të fundit

Teuta përforcon repartin e mesfushës, zyrtarizohet Ardit Toli

Teuta vijon me përforcimet në merkaton e verës. Së fundmi, klubi bregdetar ka zyrtarizuar afrimin e Ardit Tolit. Mesfushori që...

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës po vijon kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin...

Nis gara për të ndalur “gënjeshtrat” e inteligjencës artificiale

Kompani të mëdha si Google, Amazon, Cohere dhe Mistral po punojnë për të reduktuar “halucinacionet” në modelet e mëdha gjuhësore, një nga pengesat më...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

I nxehti ekstrem godet Greqinë, Akropoli mbyllet deri të premten

Greqia ashtu si Shqipëria është goditur nga një valë ekstreme e të nxehtit, me temperatura 43 gradë Celcius që u regjistruan këtë të martë...

Lajme të tjera

Web TV