Mos i provoni kurrë! Këto janë ushqimet ‘vrastare’ ndaj imunitetit dhe organizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi imunitar është thelbësor për shëndetin e organizmit.

Gjumi i mjaftueshëm, aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme janë tre shtyllat kryesore të sistemit imunitar.

Më poshtë keni të renditura ushqimet më të këqija për sistemin imunitar ndaj të cilave duhet të tregoni kujdes.

Ushqyerja është një faktor kyç për dobësimin dhe forcën e sistemit imunitar.

Ngrënia e ushqimeve të pastra nga toksinat ofron vlera më të mëdha për shëndetin.

Një studim i Universitetit të Kalifornisë, tregon se mishi i kuq nxit një reagim të rrezikshëm që mund të dobësojë sistemin imunitar.

Kjo ndodh si pasojë e sheqernave natyralë tek mishi i kuq të cilat nuk treten dot nga organizmi.

Këto sheqerna përmbajnë një sërë rreziqesh përfshirë këtu shfaqjen e tumoreve.

Rekomandohet reduktimi i mishit të kuq.

Këto ushqime përmbajnë yndyrna të rrezikshme që rrisin kolesterolin e keq.

Të skuqurat nxisin inflamacionin dhe dobësojnë imunitetin.

Kufizimi ose heqja dorë plotësisht prej tyre ndihmon në rimëkëmbjen e sistemit natyral mbrojtës të trupit pavarësisht moshës.

Pijet e gazuara e shkatërrojnë sistemin imunitar.

Këto pije nuk kanë asnjë vlerë ushqimore ndërkohë që sistemi imunitar ka më shumë nevojë për vitaminë A, kalçium dhe magnez.

Si të mos mjaftonte kjo, acidi fosforik që gjendet tek këto pije përthith depozitat e kalçiumit dhe magnezit në trup.

Disa sheqerna kanë aftësinë të nënshtrojnë sistemin imunitar, sepse sulmojnë qelizat që kanë funksionin e mposhtjes së baktereve.

Shkatërrimi i këtyre qelizave vazhdon disa orë pasi keni ngrënë të ëmbla.

Ushqimet e përpunuara përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të karbohidrateve të rafinuara, sheqernave dhe aromatizuesve të fshehur.

Edhe drithërat e paketuara dhe buka përmbajnë sheqerna të rrezikshme që dobësojnë sistemin imunitar,

Ngrënia e këtyre ushqimeve shkakton irritim kronik në organizëm, dobëson sistemin imunitar dhe e bën trupin një shënjestër të lehtë të disa sëmundjeve.

Lexo edhe :  Temperaturat ekstreme “rrëzojnë” mijëra shqiptarë/ Urgjenca në alarm të vazhdueshëm

Nëse dëshironi të keni imunitet të fortë, konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminë C siç janë perimet, barishtet dhe agrumet.

Aktiviteti fizik vjen gjithashtu në ndihmë sepse largon stresin.

Vaji esencial i rigonit është një produkt që nuk duhet të mungojë në regjimin tuaj sepse ka aftësi të mëdha pastruese nga mikrobet në organizëm./   S.M

Të fundit

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u...

Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që...

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Amerikë. Lajmin e...

Lajme të tjera

Web TV