SPAK kontrollon shtëpinë e Ilir Beqajt dhe disa farmaci në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një hetim i regjistruar nga SPAK për dyshimet e korrupsionit dhe abuzimit me tendera, ka çuar Byronë Kombëtare të Hetimit të kryejë kontrolle në banesën e ish-ministrit Ilir Beqaj, disa farmaci dhe personave të lidhur me të.

Mësohet se SPAK është duke verifikuar rolin e Beqajt si ministër Shëndetësie në lidhjen e disa kontratave me farmaci në Tiranë, por edhe procedura të tjera.

Gjatë kontrolleve që nisën të enjten dhe vijuan edhe këtë të premte, u sekuestruan dokumente dhe pajisje elektronike, që do t’u nënshtrohen akt-ekspertimeve për të kuptuar nëse mund të ndihmojnë hetimet.

Beqaj aktualisht është nën hetim nga SPAK dhe me masë sigurimi detyrim për t’u paraqitur si i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën në konçensionin e sterilizimit.

Për këtë konçension, Prokuroria thotë se është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit të biznesmenit Ilir Rrapaj, pasi i gjetën lidhje dhe kontakte të tij me Beqajn dhe ish-zëvendëministrin Klodian Rjepaj, edhe ky i fundit nën hetim me masë sigurimi “Arrest në burg”./O.S

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV