Zbardhet dosja e SPAK: Dyshime mbi pronësinë e fshehur të restorantit të Beqaj në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Media zbardh detaje nga dosja hetimore e SPAK për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas  SPAK restoranti “Gzona’ brenda në Kalanë e Tiranës ndonëse ka për administrator emër tjetër është pronë e fshehur e ish ministrit të Shëndetësisë.

Restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës është me emrin tregtar kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.  Por sipas SPAK  Beqaj është larguar ‘de jure’ nga ky biznes pasi në të vërtetë vijonte të kishte kontrollin përmes Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga i cili ishte dhe administratori.

Këtë SPAK thotë në dosje e provon me një prej bisedave të bëra mes Beqajt dhe Ermal Kurtulajt flitet për restorantin “Gzona”. Në qendër e bisedës është “aneksi 8” që SPAK dyshon se bëhet fjalë për një faturë financiare që duhet justifikuar. Për të komunikuar me Ermalin Beqaj përdorte telefonin e shoferit të tij pranë agjencisë SASPAC, Arben Dani.

“Gjate hetimeve kanë rezultuar dhe biseda te shtetasit Ilir Beqaj nepermjet perdorimit te telefonit te shtetasit Arben Dani, shofer prane SASPAC, shofer i shtetasit Ilir Beqaj, me Ermalin, kui Iliri i kerkon qe te lidhet me Gazin nese eshte ne Tirane, me qellim per tu takuar, nderkohe qe Gazi rezulton te jete ne Lezhe.

Nga analiza e bisedes se pare te dt. 06.12.2023, ku shtetasi llir Beqaj i kerkon shtetasit Ermal Kurtulaj te lidhet me shtetasin “Gazi”, dyshohet se behet fjale pikerisht per shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit Gzona.

Kjo pasi ne daten 06.12.203 reth ores 23.21 Ermali flet me Gazni ku i kerkon nëse e mban bllokun qe mban shenimet tona dhe ai thote po eshte tek puna dhe nga biseda kuptohet qe bejne llogari ne lidhje me leket qe eshte investuar te pakten nga ana e Ermalit dhe jo vetem. Nisur nga kjo bisede, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjerisht nuk figuron në administrimin e restorantit faktikisht ai ka berë investime atje dhe fakti qe referimi bëhet ne numrin shumes ngrihen dyshime dhe per interesa të shtetasit Ilir Beqajt ne ate restorant” thuhet në dosje

Lexo edhe :  Shpërblim 150 mijë lekë për përfituesit nga skemat sociale, ja kategoritë që përfshihen

Keto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar nẽ datên. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj dhe numrit të telefonit që i përket shoferit të Beqajt, Arben Danit por por në këtë bisede flet shtetasi llir Beqaj, thotë SPAK

 PËRGJIMET

A (Ermali)

B (Beqaj):

A: Udhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Me ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

A: Po pra po

B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, nëqoftese mundet.

A: Mir, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

A: Ne 4?

B: Po

Të fundit

11 vite më parë Tom Hanks u prek nga kjo sëmundje për shkak të ushqimeve të pashëndetshme

11 vite më parë, Tom Hanks zbuloi se kishte diabet të tipit 2, duke ia atribuar atë zgjedhjeve të...

Aurela Gaçe rikthehet në ekran, kësaj radhe si aktore

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, këtë herë në një projekt që nuk ka lidhje me muzikën, por me dashurinë e saj të vjetër...

“Dukesh si pëllumb”, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako ribashkohen pas shumë vitesh

Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë folur për herë të parë pas 36 vitesh, përmes një videocall. Biznesmeni Elton Ilirjani e ka publikuar videon në...

Trump tallet me Trudeau dhe ’emëron’ ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e Kanadasë!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, u tall përsëri me kryeministrin kanadez Justin Trudeau në mesazhet e Krishtlindjea, në platformën e tij ‘Truth Social’. Trump...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish-kryeministri i këtij vendi (Emri+Foto)

Ish-kryeministri indian Manmohan Singh ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Singh ishte një nga kryeministrat më jetëgjatë të Indisë dhe ai u konsiderua arkitekti i reformave...

Lajme të tjera

Web TV