Kosova rrit vigjilencën në veri, pas sulmit me armë në drejtim të policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Syla: Shtimi i forcave serbe në kufi përbën rrezik

Sulmi i ndodhur me armë në drejtim të policisë në Zubin Potok ka rritur sërish gatishmërinë e forcave dhe shihet si një sinal për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Shemsi Syla e lidh këtë edhe me shtimin e 48 bazave dhe tri brigadave të trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Lajmi për ushtrinë serbe nuk është i ri, me vite të tëra forcat ushtarake serbe janë të dislokuara pranë kufirit dhe jo më pak se 48 baza e tri brigada më të rëndësishme janë të orientuara drejt jugut të Serbisë gjegjësisht afër kufirit tonë”.

Sipas tij, kjo paraqet rrezik të madh për sovranitetit e Kosovës e njëkohësisht është edhe rrezik më i gjerë rajonal e global.

“Shqetësimin ynë është me bazë dhe besoj që faktori ndërkombëtar është duke e trajtuar seriozisht. Ne kemi bashkëpunim të përhershëm me KFOR e NATO-n. KFOR ka përqënduar trupat atje”.

Syla shprehet se Kosova po punon për transformimin e modernizimin e ushtrisë, duke e cilësuar si tepër të domosdoshëm fondin e akorduar prej 40 milionë Eurosh për realizimin e këtij objektivi/O.S

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 korrik 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti...

Demokratët kritikojnë Trump: Tarifat ndaj Brazilit, një abuzim i rëndë pushteti

Një grup prej njëmbëdhjetë senatorësh demokratë në SHBA i ka dërguar një letër Presidentit Donald Trump, duke shprehur “shqetësim për abuzimin e dukshëm të pushtetit” përmes...

Mungesa në All-Star Game, MLS pezullon Lionel Messin dhe Jordi Alban

Mungesa e Lionel Messit në All Star Game të MLS, ndeshjen e yjeve të kampionatit amerikan të futbollit, nuk ka kaluar pa telashe. Tifozët...

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Lajme të tjera

Web TV