A është Mini-Shengeni, rruga që çon Ballkanin drejt BE-së?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

22 vite pas përfundimit të luftërave në Ballkan, rajoni duket se po shkon drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Javën e kaluar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dritën e jeshile  nga Brukseli për të filluar negociatat, duke iu bashkuar Serbisë dhe Malit të Zi.

Këto katër vende kanë iniciuar gjithashtu Mini-Shengenin,  marrëveshjen rajonale për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

Ndërkaq, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë mbetur jashtë këtij procesi deri më tani.

Mini-Shengeni ka marrë mbështetjen politike nga Gjermania si vijim i procesit të Berlinit, ndërsa financimi i kësaj iniciative sigurohet nga Komisioni Evropian dhe Banka Botërore.

Qëllimi është të eliminohen kufijtë, pasaportat dhe lejet e punës për qytetarët e këtyre vendeve.

Nga ana tjetër, Kosova ka vendosur që të heqë taksën ndaj produkteve serbe, por e ka zëvendësuar atë me masën e reciprocitetit.

6 vendet e Ballkanit Perëndimor krijuan në 2017-n Zonën Ekonomike Rajonale.

“Kjo iniciativë,” shpjegon Jelica Miniç, presidenti i Lëvizjes Evropiane në Serbi, “kishte kuptim sepse qëllimi përfundimtar është integrimi në BE”.

Megjithatë, Kosova dhe Bosnja kanë mbetur jashtë këtij procesi. Këto dy vende nuk kanë përfituar as statusin e vendeve kandidate për në BE. Së pari, Bosnja, e cila nuk është në gjendje të pajtojë mes njëra-tjetrës dy entitetet e saj, atë serb nga njëra anë dhe atë boshnjak nga ana tjetër. Së dyti, problemi në Kosovë ka të bëjë se as Serbia dhe as Bosnja nuk e njohin pavarësinë e saj.

Megjithatë, Kosova nën presionin e SHBA-ve dhe BE-së hoqi taksën ndaj produkteve serbe në masën 100 për qind. Por Albin Kurti e ka zëvendësuar atë me reciprocitetin, gjë që ka zemëruar SHBA-të.

Lexo edhe :  Ka konstatuar SPAK pasuri të politikanëve jashtë Shqipërisë? Ja si përgjigjet Dumani

Mini-Shengeni u shfaq kur bashkëpunimi mes vendeve të rajonit hyri në krizë për shkak të taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe. 71 nismat janë hedhur në tavolinë dhe tani po artikulohen brenda një “harte zhvillimi”, e cila ka marrë miratimin e Komisionit Evropian dhe Bankës Botërore.

Komuniteti Rom mund të jetë një nga përfituesit e mëdhenj të Mini- Schengenit, sipas Neda Korunouska, nga ‘Fondacioni Shoqëria e Hapur’.

Duke garantuar lirinë e tyre të lëvizjes, romët do të jenë në gjendje të lëvizin nga ekonomia informale, pa mbrojtje ligjore, në një sistem në të cilin ata do të kontribuojnë për shtetin në të njëjtat kushte si çdo qytetar tjetër në rajon.

Kroacia ishte vendi i fundit që hyri në BE në vitin 2005. Kroacia po kryeson presidencën e BE-së, ndërsa në qershor ia lë stafetën Gjermanisë. Procesi i Berlinit, i filluar në vitin 2014, është edhe korniza politike që nxit integrimin e Ballkanit.

Kosova dhe Bosnja duket se do të vazhdojnë të jenë pengesat kryesore. Gjithsesi diçka po lëviz në Kosovë. Jo vetëm për shkak të ngritjes së tarifave për produktet serbe dhe boshnjake, por edhe për faktin se qeveria e Albin Kurtit është drejt dorëheqjes pas mocionit të mosbesimit në Kuvend. Megjithatë, gjithçka pritet të shihet në ditët në vijim pasi Albin Kurti ka mbështetjen e madhe të votuesve të tij ndërsa nga ana tjetër SHBA po ushtron një presion të madh politik mbi kryeministrin në detyrë.

Përshtati nga La Vanguardia për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV