Ministri Balla: Ndryshime rrënjësore në ligjin për Policinë e Shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Brendshme është duke përgatitur ndryshime të thelluara në ligjin për Policinë e Shtetit.

Kjo është paralajmëruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili në konferencën për analizën vjetore të Ministrisë së Brendshme, paralajmëroi se ndryshimi në ligjin për policinë do të bëhet me qëllim rritjen e profesionalizmit në Policinë e Shtetit dhe rritjen në karrierë të efektivëve brenda kësaj organizate.

“Po përgatisim ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit, jemi në fazën finale, para miratimit në Qeveri, për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën. Akademia e Sigurisë, është tashmë një Institucion i Arsimit të Lartë.

Gjatë vitit 2023, janë pranuar në Akademinë e Sigurisë, për “Patrullë e përgjithshme”, 607 vajza dhe djem, ndërsa në Fakultetin për Hetimin e Krimit janë pranuar 41 ekselentë dhe 246 për studimet “Bachelor”. Gjatë vitit 2024, do të pranohen edhe 400 kursantë për “Patrullë e përgjithshme”, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta.

Gjithashtu, në shtator, nëpërmjet Maturës Shtetërore, synpjmë të pranpjmë 150 maturantë, për studimet “Bachelor”. Synimi im është që të zgjidhim plotësisht nevojat për burime njerëzore në Policinë e Shtetit brenda vitit 2025, për të synuar më pas edhe një rritje të numrit total të Policisë së Shtetit”, tha ndër të tjera ministri i Brendshëm Taulant Balla./O.S

Të fundit

Pse Benjamin Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor

Propozimi për armëpushim në Gaza është një moment i rëndësishëm, por ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Deri më...

3 Korrik 1944: Çlirimi i Minskut dhe Operacioni Bagration

Më 3 korrik 1944, gjatë kulmit të Luftës së Dytë Botërore, trupat sovjetike çliruan qytetin e Minskut, kryeqytetin e Bjellorusisë, nga pushtimi nazist. Ky...

Horoskopi ditor, 3 Korrik 2025

Dashi Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju...

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim në Rripin e Gazës. Derisa grupi...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

Lajme të tjera

Web TV