Në krahë të pasaportave më të fuqishme të botës, ja në cilën renditje pozicionohet Kosova

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare të zonës Schengen, pasaporta e Kosovës është ngjitur me 90 pozicione në Indeksin e Pasaportave të VisaGuide.World.

Bazuar në përditësimin e këtij indeksi për muajin janar, pasaporta e Kosovës tashmë renditet në vendin e 98-të, duke u ngjitur nga pozita e 188-të, së cilës i përkiste muajin e kaluar. Themeluesi i VisaGuide.World, Besart Bajrami, ka konsideruar lëvizjen për 90 pozita në këtë indeks si “arritje historike.”

“Kjo është një arritje historike për Kosovën, si dhe ngjitje historike në indeksin pasaportave më të fuqishme ne botë, që tregon se vetëm BE-ja ka autoritetin ekskluziv për të rritur fuqinë e një pasaporte brenda një nate,” thotë Bajrami.

Që nga data 1 janar 2024, poseduesit e pasaportave biometrike të Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në 44 vende të botës. Përveç kësaj, qytetarët e Kosovës mund të hyjnë edhe në katër vende të tjera pa pasaportë, vetëm me letërnjoftim – Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Gjithsesi, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për vizë tradicionale për të udhëtuar në gjithsej 97 vende të botës, vizë që merret në kufi  kur planifikojnë të vizitojnë 32 shtete, si dhe një e-vizë për 33 vende.

Për më tepër, qeveritë e 16 vendeve të botës – Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Kuba, Gjeorgjia, Kazakistan, Kirgistan, Libani, Moldavia, Rusia, Siria, Spanja, Taxhikistani, Turkmenistani, Uzbekistani, Venezuela – ua kanë ndaluar qytetarëve të Kosovës hyrjen në territorin e tyre, për shkak se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Në dhjetor të 2023-tës, kur Kosova zinte vendin e 188 në Indeksin e Pasaportave të VisaGuide, qytetarët e saj ishin të lejuar të vizitonin vetëm 11 vende pa viza, dhe kishin nevojë për viza tradicionale për të udhëtuar në gjithsej 130 vende të botës.

Lexo edhe :  Hasani pret Berset: Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Këtë muaj si dhe muajin e kaluar pasaporta më e fuqishme në botë është vlerësuar ajo e Spanjës, pasuar nga ajo e Gjermanisë dhe e Singaporit./e.t

Të fundit

Amazon blen të drejtat e James Bond për 1 miliard dollarë

Amazon pagoi më shumë se një miliard dollarë për kontrollin krijues mbi ekskluzivitetin për agjentin sekret më të famshëm, ...

Policia italiane dhe ajo shqiptare bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Ilir Proda gjatë një vizite në Itali u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë,...

Zgjedhjet e 11 majit/ Ku do aplikohet votimi elektronik? Tre skenarët e propozuar nga KQZ

Kryetari i Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka propozuar tre variante për procesin e votimit dhe numërimit elektronik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare...

Rama bisedë telefonike me Zelensky/ Zbardhen detajet, çfarë diskutuan dy liderët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, me një...

Mariana Kondi feston ditëlindjen, sa vjeç bën aktorja

Ditën e djeshme, aktorja e mirënjohur Mariana Kondi festoi ditëlindjen, më 21 shkurt. Ajo mbushi 64-vjeç dhe në këtë ditë të veçantë për të, Marjana...

Lajme të tjera

Web TV