“Kreu i opozitës, i burgosur politik”/ Këlliçi: Qytetarët solidarizohen me Berishën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për mikrofonin e News24 nga poshtë pallatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku dhjetëra mbështetës janë mbledhur në shenjë solidarizimi.

Këlliçi u shpreh se këto mbledhje nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që sipas tij është i burgosur politik sot.

“Nuk janë protesta të mirëfillta, por mbledhje në shenjë solidarizimi për kreun e opozitës që është i burgosur politik sot. Sot kreu i opozitës shqiptare ndodhet në arrest shtëpie pa prova dhe pa u pyetur një herë. Ka qytetarë që kanë ardhur nga jashtë Tiranës, një zonjë ka ardhur nga jashtë Shqipërisë. Ata kanë ardhur të gjithë vetë në mbështetje të kësaj kauze. Jemi i vetmi vend anëtar i NATO-s që kemi kreun e opozitës në arrest sot”, u shpreh ai mes të tjerash./e.t

Të fundit

SHBA i kthen shpinën botës? Mbyllja e USAID rrezikon miliona jetë deri në vitin 2030

Mbyllja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) po shkakton tronditje serioze në sistemet shëndetësore të vendeve në zhvillim,...

Irani krijon një organ mbrojtës pas sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së

Irani ka themeluar një këshill të ri mbrojtës pas sulmeve në qershor nga Izraeli dhe SHBA-të, raportojnë mediat shtetërore iraniane. Këshilli do të merret me...

Aksident në Devoll/ Zetori përmbyset dhe zë poshtë drejtuesin 75-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në fshatin Menkulas të Devollit, ku një mjet bujqësor tip zetor ka dalë nga rruga...

Poshtnimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, me bekimin e Albin Kurtit!

Nga Halil Matoshi 1. Thirrjet fashiste të maqedonëve sllavë kundër shqiptarëve në nji lojë sportive në Kumanovë, janë vula e fshehun e klerofashizmit të VMRO-së dhe...

Tensione në Sunny Hill, Dua Lipa qëllohet me bluzë në fytyrë

Në një skenë që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, Dua Lipa është përballur me një moment të pakëndshëm në “Sunny Hill Festival”. Teksa...

Lajme të tjera

Web TV