BIRN: Ligji i ‘Investimeve Strategjike’ propozohet të shtyhet afati për herë të tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ligji i debatueshëm për “Investimet Strategjike” i përfundoi efektet më 31 dhjetor 2023, por një propozim i depozituar në Kuvend pritet që ta shtyjë afatin e tij për të tretën herë radhazi.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete, deklaroi në një konferencë shtypi me gazetarët të premten se qeveria ishte në dijeni të propozimit të një deputeti, që përfshinte edhe afatin e ligjit.

“Investimet strategjike në dijeninë time ka një propozim deputeti në parlament për të bërë disa ndryshime që lidhen me nivelin e atyre që konsiderohen investime strategjike, edhe me disa aspekte operacionale të ligjit, por edhe me shtyrjen e afatit,” tha Mete.

Nisma e përmendur nga Mete nuk është bërë publike në faqen zyrtare të Kuvendit, por ajo vjen në një kohë kur qeveria ka deklaruar se do të rishikojë legjislacionin për investimet gjatë vitit 2024, edhe si kërkesë të Bashkimit Europian.

 

 

I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama”, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe dy herë të tjera në Kuvend.

Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Socialistët refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësimeve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë.

Njëri prej përfituesve është dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit.

Lexo edhe :  Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.O.S

Të fundit

PAQE/ Kulla Eifel ndriçohet nga mesazhet solidarizuese për Gazën

Kulla Eiffel e ndriçuar me fjalën “PAQE” është një gjest simbolik që përdoret shpesh për të promovuar unitetin, solidaritetin...

Tarifat e Trump, “Shein” dhe “Temu” paralajmërojnë rritje çmimesh

Gjigantët kinezë të shitjes online, Shein dhe Temu, kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimet e produkteve në SHBA duke filluar nga 25 prilli,...

Deklarimi i pasurisë/ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave,...

Moska, stacioni i fundit i Berishës? Shpresat për “non-gratën” kanë marrë fund

“Shpresat e Berishës për të hequr non gratën janë shuar”, kështu është shprehur gazetari Fatos Mahmutaj në një intervistë. Gjithashtu theksoi se pagesa për...

Beteja e madhe për Tiranën! Si mund të ndahet “torta” e 11 Majit nga PS dhe PD

Tirana është padyshim beteja më e madhe e 11 Majit. Jo më kot, pasi “luhet” për 37 mandate. Emisioni “Opinion” kishte të ftuar disa gazetarë...

Lajme të tjera

Web TV