Janë braktisur në kufirin me Malin e Zi, zyrtari i MEPJ-qytetarit: Rri aty ose shkruaji kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë qytetarë shqiptarë janë braktisur në kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi pasi autoritetet shqiptare nuk po lejojnë kalimin e tyre. Është e paprecedentë që shteti të ndalojë qytetarët e tij të hyjnë në pikat kufitare.

Ndërkohë, situata po paraqitet kritike për shqiptarët e bllokuar në pikat kufitare, pasi u duhet ta kalojnë natën në rrugë.

Një prej tyre ka komunikuar me zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, të cilët i kërkojnë qytetarëve që të qëndrojnë në vendet ku ata janë.

Qytetari thotë se disa punëtorë kanë mbetur në doganën shqiptar në pikat e kalimit kufitar me Malin e Zi pasi policia nuk i lejon të hyjnë në Shkodër.

Qytetari thotë se ata kanë qenë punëtorë në shtetin malazez dhe për shkak të mbylljes së punës atje janë të detyruar të kthehen pasi pronari nuk mund t’i paguaj pa punuar. Zyrtari i thotë qytetarit që t’i shkruaj kryeministrit në Facebook./Panorama

Qytetari: Fola me ambasadorin shqiptar në Mal të Zi dhe ma komunikoi miqësisht që unë nuk mundem se ata janë punëtorë. Ne punojmë në Mal të Zi ngaqë e kemi këtu afër. Ai tha nuk është rast urgjent dhe nuk mund të lëshojë letër. Ne nuk jena rast urgjent por nuk kena ku me shku. Ku duhet të shkojnë këta persona?

Zyrtari: Kur shkuan? A mund të ma shpjegosh?

Qytetari: A ka një nen Kushtetuta e Shqipërisë që thotë se shtetasit shqiptarë nuk mund të ndalohen të hyjnë në Shqipëri. Ke ndonjë vendim që është shpallur luftë?

Zyrtari: Po! Është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Qytetari: Gjendja e fatkeqësisë natyrore nuk është luftë. Janë dy terma të ndryshme. Luftë? Me kë po lufton?

Lexo edhe :  "Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se..."

Zyrtari: Me virusin!

Qytetari: Dhe po lë shqiptarët nëpër dogana rrugëve. Më jep rrugëzgjidhje. Ata janë punëtorë ku duhet të shkojnë?

Zyrtari: Nuk po bëjmë gjyqin.

Qytetari: Më jep zgjidhje.

Zyrtari: Ne trajtojmë rastet urgjente. Kur kanë udhëtuar?

Qytetari: Ka një muaj!

Zyrtari: Pse nuk u kthyen. Deri pardje mund të ktheheshin. Unë me këtë punë merrem.

Qytetari: E di që nuk Tuz dhe Podgoricë nuk lejohet me lëvizë? Ka 14 ditë që nuk lejohet me lëviz në Mal të Zi.

Zyrtari: Të marrin leje nga policia.

Qytetari: Kanë marrë leje dhe janë kthyer në doganën shqiptare.

Zyrtari: Të kthehen atje ku ishin!

Qytetari: Po nuk mund të kthehen se malazezi e ka mbyllur punën dhe nuk mund t’i mbajë për qejf.

Zyrtari: Po të them që nuk është rast urgjent. Do kthehet mbrapsht.

Qytetarët: Malazezët nuk i lënë të kthehen.

Zyrtari: Të qëndrojë aty! Shkruaji kryeministrit në Facebook për problemin që ke. Është qëndrimi i kryeministrit ky.

Qytetari: Me i shkru kryeministrit me u kthy në Shqipni veç ty të dëgjoj. Ligjin e bën kryeministri apo si funksionon?! Nuk ka akt normativ që ndalon kthimin në Shqipëri. Ne jemi në hall dhe ti qesh.

Zyrtari: Ty nuk po të lë Policia e Shtetit të kalosh.

Qytetari: Po sikur t’ia fusim malit dhe na kap policia për thyerje kufiri. Më çon në burg? Jepni zgjidhje që të mos bëhet qesharake. Po të thesh kufirin i çojnë në burg. Hajt se po kalojmë malit…

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV