Milioneri planifikon të jetojë “përgjithmonë”, përbërësit kryesorë në dietën e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bryan Johnson, një sipërmarrës i bioteknologjisë dhe milioner, po investon në Blueprint, duke shpenzuar deri në 2 milionë dollarë në vit për të rikthyer plakjen përmes dietës dhe ndryshimeve të stilit të jetesës.

Ai ndjek një dietë strikte me bazë bimore, duke përfshirë receta specifike për vakte dhe ëmbëlsira, si pjesë e regjimit të tij intensiv kundër plakjes, sipas Business Insider.

Johnson zakonisht i fillon ditët e tij me një smoothie “Green Giant”, siç e quan ai, të ngarkuar me suplemente. Për drekë, ai mund të ketë një tas plot me perime. Dhe për ëmbëlsirë, ha puding me fruta dhe arra.

Në total, merr “rreth 1977 kalori në ditë”, tha ai.

Johnson dhe ekipi i tij i ekspertëve të shëndetit projektuan “recetat e dietës së tij bazuar në atë që trupi ka nevojë”, tha Johnson për Business Insider përmes emailit.

“Çdo kalori duhej të numërohej”.

“Recetat më ndihmuan të ndaloja dëshirën për ushqim të shpejtë ”, tha ai.

Përveç dietës së tij, Johnson merr dhjetëra suplemente ushqimore, punon çdo ditë dhe i nënshtrohet testeve të rregullta mjekësore, duke përfshirë analizat e gjakut dhe MRI. Dëshira e tij për rininë madje e çoi atë në një ishull të largët të Karaibeve për t’iu nënshtruar një terapie të veçantë gjenesh me 25,000 dollarë për dozë.

Johnson dhe ekipi i tij i mjekëve thanë se Projekti Blueprint e ndihmoi atë të kishte lëkurën e një 28-vjeçari , zemrën e një 37-vjeçari dhe kapacitetin e mushkërive të një 18-vjeçari .

Këto pretendime nuk janë verifikuar fizikisht dhe po shkaktojnë shqetësim dhe debat të nxehtë se çfarë është saktësisht “mosha biologjike”.

Johnson së fundmi ka postuar një video në kanalin e tij në YouTube, ku shpjegon hap pas hapi disa nga recetat e tij të preferuara që ai pretendon se janë kundër plakjes./E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV