E shkuara e errët e të atit,apo pazaret e prishura të drogës/Kush e vrau Gëzim Sinomatin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa nuk kanë kaluar 48 orë nga ngjarja e rëndë e ekzekutimit mafioz të 22-vjeçarit, Gëzim Sinomati, familja e tij ka lajmëruar zyrtarisht zhvillimin e ceremonisë mortore të të riut këtë të martë.

Autoritetet kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në të të babait të viktimës, Sokol Sinomati, i cili ka kërkuar lejen e autoriteteve për të qenë i pranishëm, pasi gjendet aktualisht duke vuajtur dënimin në burgun e Fushë Krujës për arratisje. Sokoli është dënuar me 25 vite burg.

Gjatë orëve të fundit, blutë e Vlorës kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe rezidenca në Vlorë dhe Selenicës të eksponentëve kryesorë të njohur si kundërshtar të Sinomatit ndër vite. Mbi 20 persona janë shoqëruar aktualisht, por deri më tani asnjë urdhër ndalimi nuk është konfirmuar nga policia.

Grupi hetimor ka ndarë detaje mbi armën e krimit, të dala nga ekzaminimi balistik i gëzhojës së gjetur në vendngjarje dhe asaj në trupin e viktimës. Ekzekutimi është kryer me një snajper me gëzojë të kalibrit 7 mm dhe precizion deri në 1 mijë metra.

Pistat e konfirmuara zyrtarisht lidhen me të shkuarën kriminale të Sokol Sinomatit, babait të viktimës  dhe aktivitetin e tij të pas viteve 97-të.

Gjatë viteve të fundit “Banda e Belgjikës”, është sulmuar disa herë ku numëron 6 anëtarë të zhdukur ose humbur mes viteve 2014-2016 dhe 4 të vrarë në atentatet e vitit 2019-2020 duke përfshirë edhe ngjarjen e djeshme.

Por, autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë  për një sasi të vjedhur të kokainës, ku  rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit./O.S

Të fundit

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Tabuja që theu Gjykata Speciale me lirimin e Malltezit!

Nga Ylli Pata Vendimet e marra nga GJKKO-ja me personazhet e nivelit të lartë politik, që nga rasti “Tahiri”, e me radhë, nuk kanë gjetur...

Lirimi i hapësirave publike, nesër Rama do të jetë në Durrës

Sot nisi në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike. A2 ka raportuar se kryeministri Edi Rama nesër do të shkojë në qytetin bregdetar...

“Nuk është e vërtetë!” Skënder Brataj reagon për lajmet mbi atentatin

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në rrjete sociale ka përgënjeshtruar lajmet se ka rënë pre e ndonjë atentati apo është...

Lajme të tjera

Web TV