Ka disa punë që inteligjenca artificiale nuk i “pushton” dot edhe për pak kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që inteligjenca artificiale (AI) ka hyrë shpejt dhe fuqishëm në jetën tonë, kjo është pak po e sigurt. Shqetësimi më i madh mbetet fakti që shumë punë pritet të zëvendësohen (siç tashmë ka ndodhur) pikërisht nga sistemet automatike të AI. Një studim i realizuar në mars të 2023-shit nga Goldman Sachs doli në përfundmit se AI është në gjendje të zëvendësojë njerëzit në 80% të punëve që vënë botën në lëvizje në çdo sektor.

Thënë kjo, 300 milionë vende pune mund të lirohen vetëm nga automatizimi, ka shpjeguar Martin Ford, autor i “Rule of the Robots: How Artificial Intelligence Will Transform Everything.”

Por bashkë me lajmin e keq, ekspertët theksojnë se ka ende disa punë që Ai nuk i zëvendëson dot. Dy prej tyre janë: Inteligjenca emocionale dhe “të menduarit jashtë kutisë”.

“Mendoj se ka 3 kategori që do preken shumë pak ose aspak nga Inteligjenca artificiale”, shprehet Ford. “E para është çdo punë që ka bazë kreative sepse mungon sasia e detyrave automatike dhe të duhet të krijosh gjëra të reja vazhdimisht.”

Por kjo nuk garanton se çdo punë kreative do i shpëtojë ndikimit të AI.

Kategoria tjetër që nuk do të preket është ajo që përfshin profesionet që krijojnë lidhje ndërpersonale, të tilla si: infermierë, psikologë, konsulentë biznesi, mjek dhe gazetarë.

Dhe të tretët në listë janë të gjithë profesionet që nuk parashikohen dhe që kanë të përfshira llogaritje apo veprime të ngjashme si Trade Markets. Po ashtu edhe punëtorët e industrisë elektrike, hidraulike, sanitarët, etj./E.Ç

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV