Gërdeci/ Ylli Pinari: Patrik Henri propozoi krijimin e një linje demontimi për fishekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ylli Pinari, ish drejtori i MEICO, kompanisë së shitjes së municioneve për Gërdecin, ka dëshmuar sot në GJKKO në procesin ndaj Fatmir Mediut.

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar ne Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. Në dëshminë e tij, Pinari ka thënë se MEICO nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit te Gërdecit si vend demontimit.

“Fillimisht kemi pasur komunikime me email. Pas shkëmbimit të informacionit Patrik Henri propozoi krijimin e një linje demontimi”, ka thënë Pinari.

Patrik Henri, pronar i SAC, ishte partner me Delijorgjin, i cili ishte pronar i Alba Demil. SAC merrej me demontimin, ndërsa Alba Demil me ngritjen e infrastrukturës dhe rekrutimin e punonjësve, që në fakt ishin gra, fëmijë, por edhe baxhanaku i Sali Berishës, Mehmet Hoxha. Patrik Henri ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin. Nga ana tjetër, Patrik Henri përfaqësohej nga shoku i Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari, ndërsa vetë Shkëlzeni lëvizte fijet lart, duke pasur babin, Sali Berishën, kryeministër. Kur shpërtheu Gërdeci, Patrik Henri dhe Dlijorgji nisën të akuzonin njëri-tjetrin si përgjegjës dhe madje të implikonin edhe emra të tjerë./E.T

Të fundit

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Goditi me shpullë Gjestin, Danja fton në dasmën e motrës Jozin

Jozefin Marku ka qenë i ftuar në dasmën e motrës së Danja Koka, ish banore e Big Brother Albania Vip 4. Në videot e ndara...

1908 – Zbulimi i plotë i një Neandertali në Francë

Në vitin 1908, në një shpellë pranë La Chapelle-aux-Saints, në jugperëndim të Francës, vëllezërit Bouyssonie – Amédée dhe Jean, të dy priftërinj dhe arkeologë...

Lajme të tjera

Web TV