Mediu pas dëshmisë në SPAK: S’kam shkelur autoritetin e FA-së, respektova ligjin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është thirrur sot në SPAK për çështjen “Gerdeci”. Pas dëshmisë ai ka thënë për mediat se nuk ka shkelur në asnjë moment ligjin, po gjithmonë ka respektuar vendimet e Këshillit të Ministrave.

Ish-ministri nënvizoi se asnjëherë nuk ka shkelur autoritetin e Forcave të Armatosura.

“Çështjet që ngriti sot Pinari, nuk janë çështje të ministrit. Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton disa detyra. NË FA nuk mund të ketë urdhër ministri. E gjithë kjo situatë qartësoi një gjë, që ministri i Mbrojtes ka zbatuar vendimet ligjore dhe vendimet e VKM-së. Zoti Pinari ka qenë një nga dëshmirarët më atë që ka ndodhur në Gerdëc. Mendoj që me këtë çështje e kemi detyrim të them se çfarë është e vërteta. Është hedhur shumë baltë ndaj meje,. Kjo është çështje që nuk ka të bëjë me ministrin. Nuk kemi shkelur asnjëherë autoritetin e Forcave të Armatosura”, u shpreh Mediu. 

Sot më herët në GJKKO u paraqit edhe  Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë “Meico”.

Ai dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në lidhje me çështjen “Gërdeci”. Ylli Pinari tregoi se si ishte vënë në kontakt me Patrik Henrin, përfaqësuesin e SAC, kompanisë së përfshirë në demontimin e armëve në Gërdec.

Gjithashtu ai foli edhe për ortakërinë e Patrik Henrit me Mihal Delijorgjin, të cilët ishin bashkaksionerë në kompaninë “Albademil”. Kujtojmë se Ylli Pinari ka qenë i dënuar në procesin “Gërdeci”, por më pas ai përfitoi lirinë me kusht./E.T

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV