Selena Gomez njofton se do të largohet nga rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Selena Gomez njoftoi se do të largohet nga rrjetet sociale për pak kohë. Në një video të të dashurit të saj, Benny Blanco në të cilën ai shfaqet duke u përqafuar me disa fëmijë, Sel bëri me dije se do të përqendrohet te gjërat që kanë rëndësi.

Ylli i “Only Murders in the Building” ka theksuar se do të largohet për “ca kohë”, duke mos treguar më shumë detaje.

Vendimi i saj vjen pas dramës së krijuar mes saj, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet në Met Gala. Njerëzit mendojnë se skenari është ky: Selena i kërkoi Timothée që të bënte një foto dhe dëshira e saj u refuzua nga Kylie.

“I kërkova një foto atij (Timothée) dhe ajo (Kylie) më tha jo”, mendohet se i thotë Selena Taylor dhe Keleigh Teller. Kjo e fundit e pyet: “(foto) me Timothée?”. Selena konfirmon me kokë dhe shoqet e saj shprehin habi, para se Taylor të shohë kamerën që i fokuson dhe t’i kërkojë Selena-s që të heshtë.

Selena vendosi t’u jepte fund thashethemeve dhe komentoi në një postim në Instagram të E!News duke shkruar: “Jooo, i thashë Taylor-it për dy miqtë e mi që hooked up” (në një kontekst informal ose bisedor, hooked up mund t’i referohet një takimi seksual të rastësishëm ose marrëdhënie intime pa nënkuptuar domosdoshmërisht një marrëdhënie të përkushtuar).

Në nëntor të vitit 2023, Selena gjithashtu tha se do të hiqte dorë nga rrjetet sociale, por pauza e saj zgjati shumë pak./E.Ç

Të fundit

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Mori rreth 23 mijë vota, Gonxhe: “Nuk kam detyruar askënd”

Një ndër njerëzit që u votuan më së shumti në zgjedhjet e 11 Majit ka qenë ministri Blendi Gonxhja. Mbi 22800 qytetarë të Tiranës...

Papa Leoni XIV shkeli protokollin! Pse nuk lejohet përqafimi i vëllait?

Nën qiellin e hapur të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përballë një turme prej qindra mijëra besimtarësh dhe liderësh botërorë, Papa Leoni XIV ka...

Putini po pengon bisedimet e paqes për të bërë përparime në fushëbetejë

Vladimir Putin po angazhohet për të dëmtuar negociatat e paqes dhe do të pranojë vetëm "kapitulimin e plotë të Ukrainës", sipas një grupi kryesor...

Lajme të tjera

Web TV