COVID-19 ka një “aleat sekret” për të na luftuar, mjekët më të rrezikuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekët janë në stres të jashtëzakonshëm në luftën kundër virusit Corona. Ata duhet të shpëtojnë jetë njerëzish. Por shpesh gjendjen para dilemave tepër të rënda.

“Pandemia është një faktor i madh stresi”, thotë psikoterapeutja Bettina Pessel. Këtë po e përjetoj në punën time të përditshme në Berlin: “Corona është një epidemi e pakontrollueshme, për të cilën njeriu nuk e di se si do të zhvillohet. Nuk e di nëse vet do të sëmuresh, apo do të sëmurën njerëzit më të dashur.”

Ajo e quan këtë virus si një “stresues” për “njeriun si pjesë të kopesë”. “Ne njerëzit e kemi në gjene afërsinë me të tjerët.” Por afërsia për momentin është e ndaluar. Kontaktet me messenger apo WhatsApp ndihmojnë vetëm pak.

Dy mënyra të sjelljes me të tjerat i ka zbuluar ajo gjatë kësaj periudhe të krizës, thotë Pessel: “Ekziston një grup i njerëzve të cilët mësohen me ndalime dhe grupi tjetër, i cili shumë keq e përballon këtë gjendje.”  Ata kanë frikë se vet, miqtë dhe të afërmit e tyre. Por ka dhe njerëz të cilët kanë frikë të madhe për të ardhmen e tyre. A do të humbin punën? A do të mbeten pa banesë, a do të mund t’i paguajnë të gjitha llogaritë?

Përvojat nga Wuhani – rritja e dhunës në shtëpi

Gjermanët nuk kanë qenë kaq të stresuar dhe pesimistë që nga viti 1949, ka treguar një studim i Institutit Allensbach, i bërë para ca ditësh. A do të ketë më shumë vetëvrasje? Pessel thotë se kjo nuk mund të parashikohet, por një është e qartë: “Dhuna në familje dhe keqtrajtimi i fëmijëve do të shtohen.” Këtë ka dëshmuar qartë edhe kriza e Coronës në Wuhan të Kinës, ku ka shpërthyer kjo epidemi për të parën herë. Kjo do të ndodhë edhe në Gjermani.

Lexo edhe :  Kaos në autostradën Tiranë-Elbasan/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve

Mjekët mungojnë në zonat rurale

Brigitte Szaszi është mjeke në zonat rurale. Ajo ka shumë pak ndihmë nga të tjerët, sepse në zonat rurale ka një mangësi të madhe të mjekëve. “Politikanët po përpiqen që ta kontrollojnë gjendjen. Por sistemi shëndetësor është dashur të mbështetet më heret”, thotë ajo.

Në klinikën e saj, sikur edhe në mbarë vendin, pacientët e infektuar me virusin Corona trajtohen ndaras nga të tjerët. “Shpesh ndodh që kontrollet e tyre t’i bëjmë jashtë”, thotë Szaszi. Kjo është më e sigurt për të gjithë.

Ajo shpesh jep edhe këshilla me telefon. Mendon se në të ardhmen do të detyrohet të bëjë kontrolle më të shpeshta në shtëpi.

“Të infektuarit duhet të izolohen më shumë, që të mos infektojnë të tjerët”. Ajo është e kënaqur me mbështetjen e popullit dhe aksionet e duartrokitjes për punën e mjekëve. Por mjekët dhe sanitetët thonë se vetëm duartrokitja nuk mjafton. Ata kërkojnë më shumë ndihma konkrete. Marrë me shkurtime nga DW

Të fundit

SPAK kërkon 3 vite burg për ish- kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish kryetarin e bashkisë Himarë, Jorgo Goro. SPAK: Goro te deklarohet fajtor per...

Ardit Gjebrea mbështet Veliajn:Askush nuk mund të thotë se Tirana është njësoj si më parë

Pas ngjarjeve të fundit që lidhen me arrestimin e Erion Veliajt, prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea ka dalë publikisht në mbështetje të tij. Në...

Mblidhet Kuvendi, nis me debate seanca plenare

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur sot, ku pritet të miratohet shkarkimi i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Gjithashtu do të diskutohet një...

“Do ta shohim!”/ Zgjedhjet e 11 majit, Rama-Berishës: O buf dil tani, shaj e shpif

Kryeministri Edi Rama ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa i është drejtuar edhe kreut të PD, Sali Berisha. “Tani këneta tani le të...

Veliaj u la në burg, Rama shkon për herë të tretë brenda javës në Bashkinë e Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në bashkinë e Tiranës të enjten menjëherë pas një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale ku mori sërish...

Lajme të tjera

Web TV