Ekspertët: Ja çfarë fshehin burrat nga gratë e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë disa gjëra që meshkujt gjithmonë i mbajnë për vete dhe nuk i ndajnë me gratë e tyre.

Terapistët Ellen Bradley-Windell dhe Tomanika Witherspoon kanë dhënë një mendim se cilat janë “sekretet” kryesore të meshkujve.

Ai ka pasiguri me trupin e tij

Femrat e kanë luksin që të veshin një fustan seksi dhe të pyesin partnerin se si po duken, ato madje edhe presin një kompliment ose këshillë pas kësaj pyetje.

“Meshkujt shpesh herë e kanë presionin e vazhdueshëm dhe kanë nevojë të dinë se ata janë akoma të dëshirueshëm.”

“Tregoni se si ndiheni, madje edhe thojini atij se ju tërheq akoma. Edhe pse ndoshta partneri juaj e kalon si diçka të parëndësishme, më besoni se mashkulli që keni në krahë po e pret këtë” shprehet terapistja Ellen Bradley-Windell.

Ai ka rezerva

“Nga natyra, meshkujt janë më pak emocional se femrat” thotë një tjetër terapiste, Tomanika Witherspoon. Ajo mendon se edhe meshkujt njëlloj si femrat kanë telashe, probleme dhe emocione por si natyrë e kanë shumë më të vështirë të shprehen.

“Mos u surprizoni nëse ai nuk ju tregon se është prekur ose ofenduar pas një zënke mes jush, ose është i mërzitur se ju keni punuar për dy javë pa pushim dhe e keni anashkaluar” thotë Witherspoon.

Por terapistja i këshillon femrat që duhet të jenë të durueshme dhe t’i japin kohën dhe hapësirën e duhur për të fituar besimin.

Ai ka nevojë për ju

Shumica e meshkujve kanë dëshirën që të duken të fortë dhe të pathyeshëm. Ata mund edhe të kenë shokë por shumë rrallë gjejnë dikë me të cilin ndajnë gjithçka.
“Ata vërtetë e pëlqejnë idenë që të mund të mbështeten te partnerja e tyre, por nuk duan të duken të dobët. Mos harroni, bëhuni e dashura e tij dhe shoqja e ngushtë.” thotë Windell.

Lexo edhe :  10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

Pyeteni se çfarë po ndodh në punë, a ka ndonjë telashe dhe gjithmonë kujtojani se ju jeni aty, qoftë edhe vetëm për ta dëgjuar.

Atij i pëlqejnë më shumë ledhatimet se sa duket

Partneri juaj ndonjëherë mund të mos jetë në disponim për marrëdhënie seksuale, por kjo nuk do të thotë që ai nuk dëshiron përkëdhelje.

“Po aq sa i dëshirojnë femrat përkëdheljet dhe momentet e shkurtra intime, i duan edhe meshkujt. Mos u mashtroni nga ajo që shihni” shton Windell.

Ajo sugjeron që femrat të marrin të tilla iniciativa më shpesh.

“Ndoshta seksi është në mendjen tuaj, por ndonjëherë një përqafim i ngrohtë është gjithçka që partneri juaj dëshiron”, përfundon ajo.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV