Si të mburresh për arritjet e tua pa u dukur arrogant/e?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është aspak gabim të tregosh herë pas here për arritjet e tua, por në kohët që po jetojmë kur ka kaq shumë probleme, ekspertë e komunikimit shprehen se ekziston një lloj frike se personi përballë mund ta marrë si mendjemadhësi çdo bisedë rreth suksesit.

Por ka disa këshilla specifike se si mund ta bësh këtë pa u ndjerë aspak keq që tregove të vërtetën.

Meredith Fineman, autore e “Brag Better: Master the Art of Fearless Self-Promotion”, ka zbuluar për Cosmopolitan disa nga këshillat për komunikim më të mirë.

Si fillim duhet të pranosh dhe kuptosh se arritjet e tua janë të vlefshme për t’u ndarë me të tjerët!

Nuk të duhet të fitosh një çmim që të tregosh për arritjet e tua dhe është e rëndësishme të mos biesh pre e frikës. Madje sipas Meredith, frika është tregues se je shumë i aftë në atë që bën.

Prano që të mburresh është pjesë e të qenurit i mirë në punën tënde: Nuk ka rëndësi në çfarë profesioni je, gjithmonë do të duhet të flasësh për punën e mirë që ke bërë para personave që njeh.

Duhet ta kthesh në prioritet të treguarin e punëve të mirave që ke bërë: Sidomos në ambientin e punës, ka rëndësi të vësh në dukje arritje të ndryshme, pasi në raste të caktuara ato biseda bëhen vendimtare të së ardhmes tënde në kompaninë ku punon./E.Ç

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV