Ja arsyeja e çuditshme pse ndiheni të lodhur edhe pasi keni pirë kafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ju ka ndodhur edhe juve? Të ndiheni pa energji, edhe pse keni marrë dozën e “bekuar” të kafesë së përditshme. Një video e fundit e mjekut Karan Raj e shpërndarë në TikTok tregon se kjo gjendje nuk është një iluzion, por fakt që mund t’u ndodh shumë njerëzve.

Nëse kafeina ju bën të ndiheni të lodhur, kjo mund të jetë për shkak të një “defekti” në përthithjen e shpejtë apo të ngadaltë të kafeinës nga trupi apo organizmi juaj. CYP1A2, enzima për të cilën flet ai në video, është një enzimë metabolizuese që ndodhet në mëlçi. Njihen disa variante të kësaj enzime, disa prej tyre kanë ndikim në përthithjen e ilaçeve të ndryshme, e të tjera të kafeinës.

Në varësi të metabolizmit, mund të duhen nga dy deri në tetë orë për të marrë gjysmën e sasisë së kafeinës. Njerëzit me një mutacion në metabolizëm që e marrin kafeinën më shpejt, bëjnë që receptorët e kësaj enzime të mëlçisë të aktivizojnë receptorët që nxisin gjumin dhe kjo është arsyeja pse ndiheni më të lodhur, edhe pas kafesë.

Mjeku shton se nëse pini shumë kafe, trupi juaj thjesht riprogramon veten, duke çliruar edhe më shumë enzima të kësaj natyre, pra që nuk ju bëjnë atë “zgjimin” dhe energjinë magjike.

Pra, sa më e shpejtë që kjo enzimë e mëlçisë të aktivizohet pas kafesë, aq më pa energji do të ndiheni!/E.Ç

Të fundit

Melania Trump lëshon kriptovalutën e saj

Zonja e parë Melania Trump ka lançuar një kriptomonedhë në prag të inaugurimit të bashkëshortit të saj si president...

Kush do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit?

Si një politikan jokonvencional, presidenti në ardhje i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpesh ka anashkaluar normat diplomatike. Prandaj, nuk është befasi që inaugurimi...

Trump betohet sot si Presidenti i 47-të i SHBA-ve/ Çfarë pritet të ndodhë në Kapitol

Donald Trump do të betohet sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në Uashington, DC. Portat do të hapen për shfaqjen e sigurisë...

Rinis sot Kuvendi, pikat në rendin e ditës

Pas pushimeve të fundvitit, Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet në punë pasditen e sotme, kur do të hapë punimet e Sesionit të VII-të...

“Blue Monday” dhe filozofia e trishtimit

Nga Leonard Veizi 20 janar 2025 Kjo është e hëna e tretë e muajit të parë të vitit. Dhe konsiderohet si “Blue Monday” apo thënë ndryshe...

Lajme të tjera

Web TV