“Arrestuam spiunin pro-shqiptar”/ BIA serbe: Ka lidhje me Shërbimin Informativ Shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ato citojnë agjencinë e lajmeve Tanjug të pohojë se ka mësuar jozyrtarisht se një person është arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me Shërbimin Informativ Shtetëror të Shqipërisë. Radio televizioni i Vojvodinës thotë se autori kishte vendosur kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e institucioneve të Prishtinës, apo Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës”, dhe ishte i angazhuar në mbledhjen e të dhënave të rëndësishme politike, të sigurisë dhe ekonomisë në Serbi, që përbënin interes për shërbimin inteligjent shqiptar.

Mendohet se ky person, sipas të njëjtës media, ka mbledhur informacione për pjesëtarë të caktuar të shërbimeve serbe të sigurisë si dhe për serbet nga Kosova e Metohija, siç thuhet aty, lidhur me urdhrat për angazhimin e tyre gjatë situatave të krizës në veri të Kosovës, gjatë protestave dhe ngritjes se barrikadave. Në disa raste, ai thuhet të ketë filmuar lëvizjet e forcave serbe të sigurisë në zonë e Rashkës.

Qëllimi i personit në fjalë ishte të mblidhte sa më shumë materiale video që të ishte e mundur mbi shënjestrat e përcaktuara, dhe t`i dorëzonte shërbimit sekret të Shqipërisë. Në shkrim pretendon se ai është takuar me përfaqësues të SHISH-it kryesisht në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, e disa herë edhe në Pejë./O.S

Të fundit

Musk bën akuzën “bombë” ndaj Trump: Figuron në dosjet “Epstein”, ndaj nuk publikohen

Elon Musk nuk ka ndërmend të ndalë sulmen ndaj presidentit amerikan, duke lëshuar një akuzë tepër të rëndë, së...

Parashikimi i motit, 6 Qershor 2025

Sot, e premte, 6 qershor 2025, Shqipëria përjeton një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell në të gjithë territorin.Temperaturat janë të larta, veçanërisht...

Horoskopi ditor, 6 Qershor 2025

Dashi Mundohuni të përfitoni nga fakti se yjet janë në anën tuaj dhe mund të keni mundësi të mira për të fituar diçka më shumë....

Elon Musk: Pa mua, Trump nuk kishte shans të bëhej president

Marrëdhënia në përkeqësim të shpejtë mes Elon Musk dhe Donald Trump po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në platformën sociale X, në pronësi...

“Defender 25” në Durrës, Ambasada amerikane: Stërvitja vjetore më e madhe

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen "Defender 25", në të cilën marrin pjesë 8 vende të ndryshme, duke përfshirë vendet rajonale dhe SHBA-të. Ndërkohë, sot u...

Lajme të tjera

Web TV