Covid-19/Rama nxjerr videon e frikshme dhe paralajmëron: Tani kemi hyrë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se tashmë Shqipëria ka hyrë në zonën e zjarrit sa i përket rrezikut që paraqet koronavirusi.

Duke iu referuar 27 rasteve të reja që rezultuan të prekur me koronavirus në 24 orët e fundit, kreu i qeverisë tha se shqiptarët duhet të ushqejnë të gjithë bashkë rezistencën, pasi sipas tij ekonomia bie dhe ngrihet prapë, por të vdekurit nuk ringjallen më.

Gjithashtu, Rama ka publikuar një video e cila bën fjalë për Iranin, i cili numëron deri më sot 3 mijë e 100 viktima nga koronavirusi. Në të shfaqen pamje të varrezave të provincës Qom apo zonave të tjera se si viktimat shtoheshin dita ditës me shpejtësi, ndërsa Rama kërkon që fëmijët të mbahen larg këtyre pamjeve.

STATUSI I EDI RAMËS

*kujdes, mbani fëmijët larg nga videoja bashkëngjitur

? SOT KEMI 27 POZITIVË! KEMI HYRË NË ZONËN E ZJARRIT, KU ARMIKU PO SYNON TË NA MARRË MË SHUMË JETË, PASI REZISTENCA JONË DERI TANI E KA NDALUAR TË BËJË KËRDINË DUKE NA SHKATËRRUAR BARRIKADËN BLUZAVE TË BARDHA!

? SOT JU BËJ NJË THIRRJE TË FORTË TË MOTIVOJMË TË GJITHA FORCAT SHPIRTËRORE DHE MENDORE BRENDA NESH, PËR TË USHQYER REZISTENCËN, DUKE MOS HARXHUAR ENERGJI PËR ASGJË TJETËR!

? SOT JU LUTEM ME TË GJITHË FORCËN TA VENDOSNI SI KRYEFJALË TË ÇDO DITE NË VIJIM MOTON JETIKE TË LUFTËS SONË: EKONOMIA BIE DHE NGRIHET PRAPË, TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË!

? SOT ASGJË NUK VLEN MË SHUMË SE JETA DHE MBROJTJA E JETËS ËSHTË QËLLIMI, NE JEMI MJETI PËR REALIZIMIN E KËTIJ QËLLIMI NJERËZOR, QYTETAR, KOMBËTAR!

? SOT JAM I DETYRUAR T’JU JAP KËTË VIDEO RRËQETHËSE QË TA SHIKONI SI DO KISHIM PËRFUNDUAR, PO TË MOS ISHIM FUTUR MË SHPEJT SE TË TJERËT NË MBROJTJE, POR EDHE SI, MOS E DHËNTË ZOTI, MUND TË PËRFUNDOJMË NËSE PËR MUSTAQET E ÇELOS HAPIM VRIMA NË BARRIKADAT TONA!

Lexo edhe :  Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Të fundit

ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë

Numri i vendeve të punës për të rinjtë ka rënë ndjeshëm që nga nëntori i vitit 2022, kur u...

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

Politikë e re e kufizimit të vizave për të penguar dhe shkatërruar fluksin e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme në Shtetet e...

‘Çmendet’moti/ I nxehti “përvëlon” këtë vend, mbyllen rreth 200 shkolla

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Partizani para ndeshjes në Europë, ndryshon axhenda për të kuqtë

Partizani do të rikthehet pas 15 ditësh në Tiranë. Në fillim u diskutua shtyrja e qëndrimit në Ohër, por plani ka ndryshuar. Kështu të kuqtë...

Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare u zgjeruan në lekë dhe në euro

Rriten depozitat si ne leke dhe ne euro.Të dhënat e Bankës së Shqiperisë konfirmojnë se kursimet e shqiptarëve bankare në monedhën vendase, në fund...

Lajme të tjera

Web TV