Një Hoxhë humanist për Bubqin; pako me ndihma për familjet në nevojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai gjendet gjithjë aty ku i thotë misioni! Në dyert e të pamundurve, të pashpresëve, të paushqyerve e të harruarve. Troket në dyer që s’janë më të tilla që prej 26 nëntorit të një viti më parë kur Shqipëria u trondit themelesh nga ai tërmet shkatërrues, ndërsa çon ndihma për çdo familje, individ e kryesisht të pamundur.

Si ato ditë tmerri, edhe sot në këto ditë izolimi nga një vrasës i lëshuar, s`dihet nga ku, që ka pllakosur jetën e miliona njerëzve në botë, sërish ai gjendet tek banorët e zonës së vet. Si atëhere edhe sot, me mjetin e mbushur me mall; ushqime, detergjente, veshmbathje e deri edhe shtretër e dyshekë.

Ky është Muharrem Vrana, hoxha i Fushë-Krujës që ka vijuar duke ndarë ndihma për të gjithë fshatin. Banorët, të cilët ishin ndër më të dëmtuarit me 26 nëntor, e kanë falënderuar njeriun që nuk i harroi asnjëherë. Ata e dinë se atje ku janë, tashmë në këtë kohë virusi të çmendur, janë larg të tërheqin vëmendjen, e për pasojë prania i hoxhës aty i bën të ndjejnë shpresë dhe besim se mund t`ja dalin në këtë kohë frike, paniku dhe ankthi.

Muharrem Vrana është në aktivitet të pandërprerë përgjatë më shumë se katër muajve në tërë zonën e Krujës, dhe konkretisht ai ka dhuruar ndihma në familjet e prekura nga tërmeti. Ndërsa pas shpërthimit të virusit ‘Covid-19’, sërish ai është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke lehtësuar sadopak hallet e panumërta që ata banorë po përjetojnë që nga 26 nëntori.

Sipas të dhënave që vijnë nga banorët e zonës mësohet se fshati Bubq është një nga zonat më të dëmtuara dhe se një pjesë e mirë e tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike nga humbja e banesave. Hoxha me humanizmin e tij iu ka qëndruar gjithnjë pranë me kontributet e siguruara prej tij pa patur nevojën e asnjë shtetari apo të ndonjë biznesmeni milioner.

Lexo edhe :  Nga dritat e skenës nën mjegullën e internimit, historia e valltares Adivije Alibali

Ndaj banorët e Bubqit janë mirënjohës për njeriun që i kujton në këtë situatë të vështirë, ku gjithë ditën iu thuhet të lajnë duart e të mbajnë higjienën e pastër, po në fakt ata nuk kanë as ujë dhe as sapun për ta bërë diçka të tillë, jo më banesë për ta dizenfektuar me lloj-lloj detergjenti të rekomanduar prej këshillave të dala nga Organizata Botërore e Shëndetësisë!

Të fundit

Si të zgjidhni arrat e duhura për bakllavanë e Vitit të Ri

Arrat janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, tejet të rëndësishme për një jetë të shëndetshme. Ato ofrojnë...

Gati kallëzimi i ri për Berishën në SPAK, avokati: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lia e majmunëve, konfirmohet rasti i parë i infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës tha se është konfirmuar rasti i parë në Kosovë me Mpox, apo linë e majmunëve. I...

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, mbi 90 mijë emigrantë të regjistruar për votimet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në mesnatë ka përfunduar procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.“Sipas të dhënave preliminare, numri...

Media franceze: Shqipëria, destinacioni evropian më trendi i momentit

Shqipëria po përjeton një revolucion të vërtetë në sektorin turizmit. Ekspertët parashikojnë se Shqipëria së shpejti mund të jetë Greqia apo Kroacia e re për...

Lajme të tjera

Web TV