Covid-19/ Shënohet viktima e 17, ndërron jetë një 75-vjeçar tek Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka marrë jetën e një tjetër personi në vendin tonë. Një 75-vjeçar që ishte shtruar te Spitali Infektiv pas rezultimit pozitiv me Covid-19 është ndarë nga jeta.

Pacienti me inicialet A.C vuante edhe nga sëmundje të tjera si post-hemoragjia celebrale, diabeti dhe hipertensioni.

Lajmi u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e cila i ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19.”, thuhet në mesazhin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Deri në këto momente numri total i personave që kanë humbur jetën në vendin tonë ka shkuar në 17, ndërsa 304 të tjerë janë prekur nga ky virus./Fjala.al/

Të fundit

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë/Identifikohet tjetër mbishkrim i Perandorit Justinian

Ministri në detyrë i Kulturës së Kosovës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në lokalitetin arkeologjik të Ulpianës është gjetur një mbishkrim i dytë kushtuar...

Lajme të tjera

Web TV